Sulmi vetëvrasës në xhaminë në Afganistan vrau të paktën 50 njerëz

Sulmi vetëvrasës në xhaminë në Afganistan vrau të paktën 50 njerëz

Një bombardues vetëvrasës ka shënjestruar një xhami në veri të qytetit afgan të Kunduzit gjatë xhumasë së kaluar, duke i vrarë të paktën 50 njerëz.

Imazhet nga mediat sociale tregojnë trupat dhe copërat brenda xhamisë, që përdoret nga komuniteti pakicë i myslimanëve sheitë.

Asnjë grup deri tash nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Ekstremistët myslimanë sunitë, përfshirë edhe Shtetin Islamik [ISIS], kanë sulmuar në të kaluarën komunitetin sheit të cilin e konsiderojnë si heretikë.

IS-K, grupi rajonal afgan i lidhur me Isis-in është kundërshtar me Talebanët, dhe ka kryer shumë sulme me bomba së fundi.

Shpërndaje në: