Sulmohet me armë zjarri një 30-vjeçar në Elbasan

Sulmohet me armë zjarri një 30-vjeçar në Elbasan

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas ABC News, është shtënë me armë zjarri 7 herë në drejtim të një 30-vjeçari, ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë policia.

Sipas raportimeve të këtij mediumi, autori është shpallur në kërkim, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Shtetit, të cilët kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të disa ditëve më parë.

Nga të shtënat, nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar menjëherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaje në: