Sulmohet me bombë Policia në veri, plagoset një polic

Sulmohet me bombë Policia në veri, plagoset një polic

Persona të panjohur kanë sulmuar me bombë mbrëmë një patrullë të Policisë së Kosovës, me ç’ rast një polic ka pësuar lëndime, ndërsa janë dëmtuar disa vetura. Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se polici që ka marr lëndime të lehta quhet Bratisllav Bozhoviç. Ngjarja ka ndodhur në ora 12:25, afër ndërtesës “Vampirusha”. Numër i madh i pjesëtarëve të policisë ka dal në vend të ngjarjes, ku po hetojnë rastin. KosovaPress ka provuar të kontaktojë policinë në veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Shpërndaje në: