Sulmohet me granatë objekti i Elektrokosmet-it në veri të Kosovës

Sulmohet me granatë objekti i Elektrokosmet-it në veri të Kosovës

Një granatë dore e tipit M52 është hedhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:40 pranë objektit të elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete, të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti, i cili tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka patur të lënduar.

“Prokuroria ka nisur hetimin dhe në pritje të ekspertizës përfundimtare mund të konfirmojmë se shpërthimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse, ndërsa ka nisur puna për riparimin e transformatorit të dëmtuar”, deklaroi Hoti.

 

Shpërndaje në: