Sulmohet një grua e mbuluar në Londër
Njoftohet se në rajonin Chingford në lindje të Londrës 2 persona kanë rrëzuar dhe kanë zvarritur një grua të mbuluar. Policia e britanike e rajonit Scotland Yard, ka njoftuar se kanë nisur punimet për kapjen e sulmuesve të cilët janë përcaktuar se janë të moshës 17 dhe 19 vjeç, raporton AA
Ndër të tjera bëhet e ditur se femra e mbuluar identiteti i të cilës nuk është publikuar është në moshën 20-vjeçare dhe gjatë momentit të sulmit ka qenë e vetme.
Në një deklaratë të bërë nga policia theksohet se në ngjarje e cila ka ndodhur ditën e mërkurë personat e veshur me të rroba të zeza fillimisht janë përpjekur ti heqin mbulesën të dëmtuarës dhe më pas e kanë shtrirë në tokë duke e tërhequr zvarrë.
Ndër të tjera theksohet se gruaja e dëmtuar pasa se të telefononte policinë ka qëndruar për 20 minuta në tokë dhe më pas është strehuar tek një restorant turk pranë ku dhe punonjësit e restorantit kanë ofruar ndihmë.
Gjithashtu edhe në fillim të javës një person në stacionin e trenit në Londër plagosi me thikë një musliman duke thërritur me zë të lartë “dua të vras muslimanë”.
Teksa ka shqetësime se mund të humbasë aftësinë e të shikuarit Muhammed Askar i cili u plagos gjatë sulmit, policia kishte deklaruar se ngjarja “nuk është klasifikuar si një sulm terrorist”.
Sipas nismës Tell Mama që mbështetet nga qeveria, e cila ndjek sulmet kundër muslimanëve në vend, theksohet se objektivi fillestar i këtyre sulmeve janë gratë. Gjithashtu Tell Mama ka vënë në dukje se një objektiv tjetër janë edhe qendrat e muslimanëve. Në një raport të publikuar muajin e kaluar kjo nismë e organizuar në formën e një projekti kishte deklaruar se në 3.5 vitet e fundit më shumë se 100 xhami dhe institucione islame kanë qenë objektiv i sulmeve anti-muslimane.



