Sulmuesi Ardit Gashi largohet nga Vjosa

Sulmuesi Ardit Gashi largohet nga Vjosa

Sulmuesi kosovar, Ardit Gashi është larguar nga ekipi i Vjosës.

Gashi i cili ishte padyshim lojtari kyç i Vjosës në edicionet e fundit – ka ndarë rrugët me ekipin kosovar, duke e bërë këtë njoftim në rrjetin social, Facebook.

Ai ishte sulmuesi kryesor i ekipit ku edicionin e kaluar realizoi 23 gola, teksa këtë stinor gjeti golin në 8 raste.

Largimi i tij padyshim se do të vërehet tek Vjosa, teksa lojtari tani ka filluar të mendojë për aventurën e re dhe ka disa oferta në tavolinë – që po i shqyrton.

Më poshtë gjeni njoftimin e tij:

Shpërndaje në: