Sulmuesi i Malit të Zi: Kemi dëgjuar se tifozët e Kosovës janë të flaktë, mezi po pres ta shijoj

Sulmuesi i Malit të Zi: Kemi dëgjuar se tifozët e Kosovës janë të flaktë, mezi po pres ta shijoj

Stefan Mugosa është shfaqur në konferencë për media bashkë me trajnerin, Faruk Hadzibegic, një ditë para përballjes me Kosovën.

Futbollisti i Malit të Zi ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren e Kosovës, derisa ka folur edhe për atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sa i përket Kosovës, ka një skuadër të shkëlqyer, e respektojmë kundërshtarin”.

“Kemi dëgjuar se tifozët e Kosovës janë të flaktë, mezi po pres ta shijoj”, vlerësoi ai.

Ai foli edhe për formën nëpër të cilën po kalon.

“Jam i pushueshëm dhe jam në formë, si në Përfaqësuese, ashtu edhe në skuadër”.

“Besoj se do të shkëlqej ndaj Kosovës”, u shpreh Mugosa.

Kujtojmë se Mugosa ishte golashënues në takimin ndërmjet Malit të Zi e Kosovës në Podgoricë, i cili u mbyll në barazim 1:1.

Takimi Kosovë – Mali i Zi zhvillohet neser (e hënë) me fillim prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: