Sulmuesi i Real Madridit rezulton sërish pozitiv me koronavirus

Sulmuesi i Real Madridit rezulton sërish pozitiv me koronavirus

Mariano Diaz rezutoi pozitiv me koronavirus në datë 20 korrik.

Sulmuesi iReal Madridit, pasi doli pozitiv nisi menjëherë karantinën në shtëpinë e tij.

27-vjeçari nga Republika Dominikane, i është nënshtruar testit të radhës dhe përgjigja ka qenë sërish e hidhur.

Virusi nuk është larguar dhe Mariano Diaz ka qëlluar përsëri pozitiv.

Lojtari i kampionëve të Spanjës do t’i nënshtrohet nesër një tjetër testi dhe shpreson që të dalë negativ më në fund.

Shpërndaje në: