Sunny Hill i bën bashkë Përparim Ramën e Shpend Ahmetin

Periskopi.com Showbiz

Festivali “Sunny Hill” që filloi dje në Prishtinë ka bërë bashkë të parin e kryeqytetit Përparim Rama dhe ish-kryetarin Shpend Ahmeti.

Drejtoresha Ekzekutive e “Sunny Hill Foundation”, Laura Kryeziu ka publikuar një fotografi nga nata e mbrëmshme me Ramën e Ahmetin.

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet për katër ditë në Parkun e Gërmisë, kurse mbrëmë festivalin e hapi këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.

Ajo në një konferencë për media së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, tha se ndjehet e lumtur që ndodhet në shtëpinë e saj në Kosovë dhe mezi pret që të performojë para mijëra të rinjëve.