Sunny Hill shkon në Tiranë, ky është njoftimi për ata që tashmë kanë blerë biletat

Periskopi.com Lajme

Tashmë është zyrtarizuar se, “Synny Hill Festival”, do të zhvendoset në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, në faqen zyrtare bëhet e ditur se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar,.

Organizatorët bëjnë me dije se ata që tashmë i kanë blerë biletat, nëse nuk kanë mundësi të marrin pjesë gjatë ditëve të festivalit në Tiranë, do t’u kthehen paratë.

Kjo është letra që Dukagjin Lipa ia dërgoi Osmanit, Kurtit, Gërvallës e Çekut pas dështimit të Festivalit Sunny Hill

Në njoftimin e publikuar thuhet:

Datat e njëjta, përvojat e njëjta, lokacioni i ndryshëm

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga institucionet për të lëshuar lejet e nevojshme për lokacionin), ne detyrohemi të zhvendosemi në Tiranë.

Duam t’ju informojmë të gjithë ata që tashmë kanë bileta, se ato vlejnë për Sunny Hill Festival 2022 – Edicioni në Tiranë, ndërkaq ata që e kanë të pamundur të marrin pjesë në Tiranë, kanë mundësinë që t’i marrin paratë e tyre. (Datat për tërheqje të parave hapen nga 1 gushti deri me 15 gusht). Më shumë detaje dhe instruksione do të jepen ditëve në vazhdim.

Tiranë, po vimë!