Supa e vitit të ri – Receta plot shije

Supa e vitit të ri – Receta plot shije

Më poshtë, keni recetën fantastike të kësaj supe të thjeshtë dhe të shijshme, e cila përgatitet posaçërisht ditët e para të vitit.

Thjerrëzat simbolizojnë begatinë dhe pasurinë ndaj dhe në shumë kultura të ndryshme në mbarë botën, amvisat kujdesen që në ditët e para të vitit të ri të përgatisin një supë me përbërësin kryesor thjerrëzat, shkruan “AgroWeb”.

E ngrohtë, e shijshme, kjo është një pjatë fantastike, e cila falë ushqyesve që ka plotëson në mënyrë perfekte normën ditore të organizmit për fibra, hekur dhe proteina, transmeton lajmi.net.

Thjerrëzat janë një burim i shëndetshëm karbohidratesh, një ushqyes makro të cilin organizmi e transformon në glukozë dhe më pas në energji.

Përgatitja e Thjerrëzave në Shtëpi 

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)  

2 filxhanë çaji me thjerrëza

1 filxhan kafeje me vaj ulliri

1 lugë kafe miell

1 karrotë

Spec djegës

1 thelpi hudhër

Gjysmë filxhan çaji me arra të thërrmuara

Uthull sipas dëshirës

Majdanoz

Përgatitja 

Thjerrëzat pastrohen, lahen, u hidhet kripë dhe vendosen të zjejnë bashkë me karrotën e grira hollë.

Në një enë me vaj ulliri, kaurdiset pak miell, shtohet pak spec i kuq djegës, hudhrën e shtypur, arrat e thërmuarra dhe uthull.

Salca e përgatitur u hidhet thjerrëzave që kanë zierë.

Kjo është një nga mënyrat e supës së vitit të ri me thjerrëza. Por mund t’i përgatisni edhe ndryshe.

Vihen në zjarr me qepë, karrota të prera në kubikë të vegjël, pak vaj ulliri dhe në fund u hidhet pjesa tjetër e vajit të ullirit, arrat e thërrmuara, hudhrat e shtypura dhe majdanoz i grirë hollë.

Për ta trashur pak lëngun mund të hidhet edhe një kokërr patate e cila, pasi zjen shtypet.

Vlerat Shëndetësore

Supa me thjerrëza është një burim i mirë proteinash dhe fibre. Çdo racion i kësaj supe përmban 11.1 gramë fibër që plotëson një pjesë të rëndësishme të dozës prej 25-38 gramë të fibrës që duhet të konsumoni çdo ditë.

Fibra i bën mirë sistemit tretës dhe zorrëve, duke parandaluar diarenë, konstipacionin dhe sëmundje të tjera të aparatit tretës.

Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur.

Shpërndaje në: