Superliga: Festë golash në Drenicë, Gjilani fiton derbin e zjarrtë të Anamoravës – Ballkani i fortë për Malishevën

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës që kanë filluar nga ora 13:00, të luajtura në kuadër të javës së 15.

Llapi ka treguar dhëmbët si mysafir i Drenicës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 5-3.

Llapianët shënuan pesë gola për 21 minuta, fillimisht duke barazuar në 1-1 përmes Prencit në minutën e 47, para se Rivera të dyfishonte pesë minuta më vonë, shkruan Periskopi.

Veliu 58′, Firmino 68′ dhe pastaj Idrizi 72′ kompletuan rezultatin për Llapin, derisa për Drenicën hat-trick shënoi Uka falë golave në minutat 24′, 83′ dhe 90+2′.

Në përballjen tjetër, Ballkani ka mposhtur 2-0 Malishevën, falë golave nga Rrahmani 75′ dhe Krasniqi 90+1′.

Kujtojmë se Malisheva nga minuta e 68′ luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Hysenit.

Gjilani mposhti Dritën në derbin e Anamoravës me rezultat 1-0 falë golit të Dabiqaj.

Pas ndeshjeve të sotit, kështu duket tabela e Superligës. /Periskopi.com/