Superliga vazhdon në mesjavë, këto janë ndeshjet

Superliga vazhdon në mesjavë, këto janë ndeshjet

Ka përfunduar xhiro e tretë në elitën e futbollit kosovar, Superliga.

Por vetëm pas dy ditëve, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar.

Kësisoj xhiro e katërt do të zhvillohet në mesjavë, ku tri takime luhen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten.

Është një javë ku ekipet pretendente për titullin e kampionit do të kenë përballje direkte mes vete.

Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita pret Ballkanin.

Dy skuadrat kanë grumbulluar nga shtatë pikë dhe ndeshja e xhiros së katërt mes tyre pritet të jetë e zjarrtë.

Interesant pritet të jetë edhe dueli i ditës së enjte në kryeqytet, pasi Prishtina përballet me Gjilanin.

Kampioni në fuqi ka marrë një pikë nga tri sfida, derisa është në kërkim të fitores së parë.

 

Superliga – Xhiro e katërt

E mërkure – 16:00

Drita – Ballkani

Llapi – Malisheva

Feronikeli – Dukagjini

E enjte – 16:00

Prishtina – Gjilani

Ulpiana – Drenica

E enjte – 16:00

Prishtina – Gjilani

Ulpiana – Drenica

Shpërndaje në: