Superliga vazhdon sot me tri ndeshje – vëmendja te Gjilani-Llapi

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje – vëmendja te Gjilani-Llapi

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje të tjera.

Xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës sjell duelin interesant mes Tahir Batatinës dhe Ismet Munishit, shkruan Periskopi.

Llapi luan si skuadër nikoqire e Gjilanit, me fillim nga ora 13:30, në një ndeshje që për Gjilanin është e domosdoshme për t’u fituar, nëse duan të mbajnë kreun.

Llapjanët vijnë në një super-formë në këtë ndeshje dhe çdo pikë do të jetë e vështirë të nxirret nga terreni i tyre.

2 ndeshje të tjera të kësaj xhiroje luhen me fillim nga ora 13:00. Feronikeli-Ballkani dhe Malisheva-Drenica janë ndeshjet tjera.

Mbetet të shihet se kush nga këto tri çifte do të del me pikë në këtë xhiro. /Periskopi/

Shpërndaje në: