Superylli i basketbollit bëhet aksionar i një ekipi të futbollit

Superylli i basketbollit bëhet aksionar i një ekipi të futbollit

Superylli i basketbollit, Kevin Durant, dje u bë aksionar i një klubi futbolli amerikan.

“Ylli i NBA-s Kevin Durant i lëshoi syrin MLS-së për ca kohë… Dy herë, kampioni i NBA-së ka blerë aksione në Philadelphia Union, ku vlerësohet të jetë midis 1-5 për qind”, bëri të ditur Major League Soccer (MLS) në faqen e saj të internetit.

 

 

Basketbollisti i Brooklyn Nets, Durant 31 vjeçar, fitoi titullin e NBA-së dy herë në vitin 2017 dhe 2018 teksa luante për Golden State Warriors

Ai ka luajtur 10-herë në NBA All-Star nga viti 2010 deri në 2019, ndërsa është edhe fitues i medaljes së artë olimpike.

Durant ndihmoi ekipin kombëtar të SHBA-ve të fitojë medalje të arta në Lojërat Olimpike Verore 2012 dhe 2016.

Durant po ashtu fitoi medalje të artë me SHBA-të në Kampionatin Botëror FIBA 2010 të mbajtur në Turqi.

Shpërndaje në: