Superylli i NBA me prejardhje nga Klina ka thyer dy rekorde madhështore për klubin

Superylli i NBA me prejardhje nga Klina ka thyer dy rekorde madhështore për klubin

Basketbollisti slloven me prejardhje nga Kosova, Luka Doncic, ka bërë histori në NBA, me një dyshifror të trefishtë “madhështor”, të martën mbrëma.

Në fitoren e ekipit të tij Dallas, ndaj Sakramentos, 114 me 110, djaloshi me rrënjë nga Klina, regjistroi 34 pikë, 20 kërcime dhe 12 asistime.

Me këto shifra, ai bëhet lojtari i parë i Mavericks që realizon diçka të tillë. Asnjë basketbollist tjetër në histori të këtij klubi nuk ia doli të arrijë dyshifror të trefishtë me të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.

Pos kësaj, Doncic e kapi edhe një rekord tjetër magjik, në gjithë ligën. Ai u bë edhe lojtari më i ri në NBA, që regjistron dyshifror të trefishtë me të paktën 30 pikë e 20 kërcime.

Këtë, slloveni kosovar e arriti me vetëm 21 vjet e 158 ditë.

Shpërndaje në: