Surratet e kurdëve që mposhtën ISIS-in (Foto)

Periskopi.com Galeria

Lufta kundër Shtetit Islamik [ISIS] në Irak dhe Siri ka përmbytur lajmet tona të përditshme me statistika shqetësuese të masakrave, migracionit masiv, dhe të fytyrave e rrëfimeve njerëzore në zemrën e atij konflikti.

Joes L shkruan: “Nga Iraku, kalohet lumi Tigër për në Sirinë e shkatërruar nga lufta, dhe katapultohet në një botëkuptim të hartuar nga guerilasit.”

“Ju mirëpriteni nga fytyra të njohura që bisedojnë duke tymosur cigare e duke pirë çaj me shumë sheqer se si e gjithë bota po komploton për t’iu shkatërruar kauzën e tyre. Për çudi, këto diskutime fillojnë të marrin kuptim. Kështu u rrasëm në botën e guerilasve kurdë.”

“Mund t’i lexoja të gjithë artikujt, librat dhe llogaritë në mediat sociale në botë për atë se çka çoi në luftën në Irak dhe Siri, ama kjo nuk përbën përvojë. Realiteti ishte se kureshtja brejtëse më çoi në ato vende që ta shihja atë se çka kishte bërë vaki me sytë e mi, në formë të pavarur dhe të pandërmjetësuar nga mediat.

 

Shpërndaje në: