Surroi brengoset se kush do ta marrë drejtimin e PDK-së pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit

Surroi brengoset se kush do ta marrë drejtimin e PDK-së pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit

Publicisti i njohur kosovar, Veton Surroi, në një shkrim të titulluar “Një vjeshtë e rëndë përpara” ka paraqitur problemet e mëdha në të cilat ndodhet Kosova gjatë kësaj periudhe.

Ai ka thënë që vjeshta që na pret do të jetë më e rënda pas luftës së vitit 1999, ndërkohë që për ta përforcuar këtë konstatim ka përmendur pandeminë Covid-19, krizën ekonomike që ajo e ka shkaktuar, dhe aktakuzat e paralajmëruara ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Surroi mendon që e gjithë skena politike kosovare do të trazohej në rast se aktakuza konfirmohet.

“Një veprim i këtillë do ta trazonte skenën politike në tri drejtime. I pari, me krijimin e një narracioni të ri ndërkombëtar që do të lidhte figura të spikatura të jetës politike me krime, qoftë gjatë luftës, qoftë në periudhën e pasluftës. Për një kohë jo të shkurtër, një proces gjyqësor mund të vendosë të kaluarën e afërt të Kosovës në një kontekst dukshëm negativ.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Ai beson që largimi i Veselit dhe Thaçit do të linte zbrazëtirë të madhe edhe në PDK, dhe se ky personalitet i ri udhëheqës do të ndikonte edhe në skenën politike të vendit në tërësi.

Për ta lexuar të plotë këtë shkrim klikoni KËTU.   

Shpërndaje në: