Surroi i del në mbrojtje Vetëvendosjes në formë poetike

Surroi i del në mbrojtje Vetëvendosjes në formë poetike

Publicisti i njohur kosovar, i njohur për mbështetjen e madhe që i jep Vetëvendosjes, Veton Surroi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë poetike. 

Ai ka cituar poetin e njohur komunist Pablo Neruda që thotë se “Mund t’i presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin kurrë pranverën.”

Natyrisht, ky citim i jep mbështetje Vetëvendosjes megjithëse nuk sulmon në mënyrë direkte vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin e presidentit Thaçi që nominonte mandatarin e LDK-së Avdullah Hotin për të formuar qeverinë e re, shkruan Periskopi.

Ambasada e ShBA-ve iu ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese por Albin Kurti me një reagim gjatë ditës së sotme e ka konsideruar vendimin të padrejtë e të papranueshëm.

Statusi i plotë 

«Podrán cortar todas las flores, pero nunca detendrán la primavera.»
“Mund t’i presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin kurrë pranverën”

Pablo Neruda

Shpërndaje në: