Surroi kallëzon kush ishte prapa foto-skandalit të Brovinës: Implikon përçarje mes Thaçit e Veselit

Surroi kallëzon kush ishte prapa foto-skandalit të Brovinës: Implikon përçarje mes Thaçit e Veselit

Publicistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, kolumnen më të re ia ka kushtuar skandalit që shkaktoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] me fotografinë e prezantuar të enjten e kaluar në korridorin e Kuvendit të Kosovës.

Brovina fillon duke treguar për dëmet e tjera që Brovina i shkaktoi vendit, së pari me mosvotimin e projektligjit për të mbijetuarit/mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë më 2013 dhe më pas edhe mos-thirrjen e seancave të Kuvendit më 2014, nën udhëzimet e partisë së saj, shkruan Periskopi.

Surroi po ashtu merret me qëllimet e mundshme të një veprimi të tillë, dhe nuk përjashton mundësinë që e gjitha të ketë qenë e menduar paraprakisht. Ajo ka folur po ashtu edhe për pasojat që do të mund t’i pësojë Kosova nga një veprim i tillë “në kohën kur Serbia insiston se masakrat në Kosovë janë trillime.”

Një pikë interesante në kolumnen e saj është edhe ajo ku znj.Surroi duke kritikuar gratë e PDK-së që nuk reaguan në lidhje me fotografinë pornografike të Brovinës, implikon se në këtë parti tashmë janë krijuar dy fraksione, ai me presidentin Thaçi dhe tjetri me kryetarin e Kuvendit, Veselin.

“Nuk u dëgjua zëri i asnjë gruaje të vetme nga kjo parti – thuajse edhe këto mund të flasin vetëm kur këtë ua urdhërojnë shefat (varet se me cilin fraksion janë).” – shkruan ajo.

Kjo është kolumna e plotë e znj.Surroi.

Shpërndaje në: