Surroi pretendon se Kosovën e kanë mallkuar disa të panjohur: E quan LDK-në “çerdhe fëmijësh”

Surroi pretendon se Kosovën e kanë mallkuar disa të panjohur: E quan LDK-në “çerdhe fëmijësh”

“Jemi lodhur dhe jemi në zgrip të humnerës,” janë fjalët që nisin vështrimin e znj.Flaka Surroi. Në fakt, “në zgrip të humnerës” sipas Surroit jemi tash e një kohë, dhe është e çuditshme se si nuk kemi rënë ende brenda humnerës.

“Nëse e shikoni për kohë të gjatë humnerën, atëherë edhe humnera do t’iu shikojë juve.”- shkruante filozofi i madh gjerman, Friedrich Nietzsche. Dhe, duket se në rastin e znj.Surroi ka pasur plotësisht të drejtë duke qenë se në opinionet e saj, humnera është termi më i përdorur.

Madje, Surroi për më tepër pretendon se vendi ynë [të cilit i referohet si i mjerë] është nëmur [mallkuar] nga dikur, por megjithatë e pranon se nuk e di se nga kush, përcjell Periskopi.

Ajo e quan “çerdhe fëmijësh”, Lidhjen Demokratike të Kosovës [LDK] pas ofertës së kësaj të fundit që i bëri Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shumë më burrërore do të ishte të thoshte se “nuk e duam koalicionin e VV-në”, sesa të na i masakrojnë nervat me pallavra të kota që nuk çojnë askund.” – shkruan znj. Surroi duke iu referuar LDK-së me një fjalor paksa seksist duke qenë se fjala “burrërore” është e tillë.

Për më tepër, Surroi duket se promovon pjesën jokalendarike të kohës nga seanca konstituive e këndej duke kritikuar presidentin Thaçi që kishte thënë se do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e afateve kushtetuese.

Si duket, publicistja e njohur nuk e ka kuptuar se që nga 26 dhjetori e deri më 20 janar, Kosova ka qenë duke jetuar në një “kohë të pakohë”, dmth në një kalendar të papërcaktuar nga Kushtetuta e vendit, dhe e cila do të mund të zgjatej deri më 2030, 2050 apo edhe 2100 nëse do t’i tekej z.Kurti që të mos i çonte emrin e z.Kurti për mandatim, z.Thaçi, president i vendit.

“Ideja që t’i drejtohet Kushtetueses për interpretimin e afateve të paqena që po i shpik ai vetë për t’i bërë trysni Kurtit, mund të lidhet me intencën që disi (me përvojën tashmë të regjur) aktgjykimi i Kushtetueses nga 2014-a të anulohet e që t’i jepet interpretim tjetër.” – thotë Surroi.

Por, nëse i lëmë afatin kohor vullnetit të partisë së parë, dhe e cila në një rast tjetër mund të qëllojë shumë e papërgjegjshme dhe për më tepër pjesë e pushtetit, atëherë përnjëmend kjo zgjatje do të mund të shkonte deri në kësmetin e pafundësisë.

“Përderisa të vazhdojë lufta e nivelit të çerdheve të fëmijëve ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, Kosova do të degradojë edhe më shumë në të gjitha aspektet.” – përfundon fjalën e saj Surroi.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë vështrimin e Surroit.

Shpërndaje në: