Surroi: Unë i kërkova Colin Powell-it më 2001 që të angazhohej për lirimin e Albin Kurtit nga burgu serb

Surroi: Unë i kërkova Colin Powell-it më 2001 që të angazhohej për lirimin e Albin Kurtit nga burgu serb

Publicisti Veton Surroi ka kujtuar një takim mes tij, Colin Powel, Rugovës dhe Thaçit.

Ai thotë se i kishte kërkuar angazhim personal për lirimin e pengjeve kosovare, mes të cilëve ishte edhe Albin Kurti.

Shkrimi i plotë:

Gjenerali Colin Powell, sapo mori detyrën e Sekretarit të shtetit më 2001 priti delegacionin e Kosovës në të cilin qemë dr.Rugova, H.Thaçi dhe unë. Kërkova angazhimin e tij personal për lirimin e pengjëve kosovarë që mbaheshin në burgjet serbe, mes të cilëve edhe Albin Kurti. Me ndjeshmëri të jashrëzakonshme, këtë e shndërroi në çështje të marrëdhënieve SHBA-Serbi që për president kishte atëbotë V.Koshtunicën. Pas pak javësh u liruan të gjithë të burgosurit politikë kosovarë dhe u kthyen në shtëpi.

Falëmnderim i madh, sërish, gjeneral Powell!

Shpërndaje në: