Suspendimi i policit: U.d. i ministrit në ikje, Sveçla thotë se Policia po bën punë të jashtëzakonshme këto ditë

Suspendimi i policit: U.d. i ministrit në ikje, Sveçla thotë se Policia po bën punë të jashtëzakonshme këto ditë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka reaguar pas lajmit që Inspektoriati Policor i Kosovës tashmë ka bërë suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se, si ushtrues i detyrës së ministër do të inkurajoj të gjitha institucionet, që të jenë të pakompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit.

Tutje, ai ka shtuar se ky rast është i dënueshëm dhe kam kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi.

“Inspektorati Policor i Kosovës më ka njoftuar për suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës, që nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19. Si u.d ministër do të inkurajoj të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit, dispozitave ligjore dhe urdhrave të Qeverisë. Ky rast është i dënueshëm dhe kam kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi, ka shkruar Sveçla në Facebook.

https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10224236196592041

Shpërndaje në: