Sveçla: Presidenti dhe Kushtetuesja na e sabotuan punën – E kritikon edhe Prokurorinë

Sveçla: Presidenti dhe Kushtetuesja na e sabotuan punën – E kritikon edhe Prokurorinë

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje sonte në Desku ka thënë se presidenti dhe Kushtetuesja  kanë sabotuar punën e Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi.

”Na sabotuan në punë.. Së pari Presidenti, Gjykata Kushtetuese që nxori vendim tepër të cuditshme. Në kohë pandemie, na pengonte në punë me vendimet më tepër semantike. Kushtetuesja nuk është në shërbim të vendit. Kishim mos punë të prokurorisë, e cila aktivitetet e policisë i minimizonte me vendime qesharake të tyre. Dhunimet ajo i ndëshonte me masa qesharake’’, ka thënë ai.

‘’Në asnjë moment nuk mendoj që do të duhej të bënim ndryshe, ndoshta kyqja e disa njerëzve më shumë, do të bënte mirë’’, ka thënë ai duke përmendur menaxhimin e pandemisë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: