Sveçla: Provokimet ruse në Kosovë edhe sot, kërkojmë vigjilencë nga organet e drejtësisë

Sveçla: Provokimet ruse në Kosovë edhe sot, kërkojmë vigjilencë nga organet e drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se situata e sigurisë ka lëvizur gjithë botën dhe invazioni ndaj Ukrainës vë në rrezik shumë shtete. Sipas tij, provokimet ruse në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe sot.

“Një vit më parë nuk e kishim situatën që po përballemi sot luftën me Evropën. Ne nuk e parashikuam luftën. Kemi përcaktuar të shtyjmë përpara parimet e paqes, sundimit të ligjit në bashkëpunim me aleatë tanë. Ne jemi përkushtuar që institucionet e sigurisë të ketë vëmendje të shtuar. Duke forcuar institucionet e sigurisë ne u mobilizuam që në ditën e parë dhe luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit”, tha Sveçla.

Ai tutje tha se situata e sigurisë ka lëvizur gjithë botën dhe inovacioni ndaj Ukrainës vë në rrezik shumë shtete.

“Përderisa të gjitha shtetet  janë përkrahje të Ukrainës, Serbia akoma nuk e ka bërë këtë. Provokimet ruse në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe sot. Kërkojmë vigjilencë nga të gjitha organet e sigurisë. Përkundër sulmeve ministria mbetet e përkushtua të mbështesë institucionet e sigurisë”, tha ai.

Shpërndaje në: