S’vlen “Allahu Ekber”: Hoxha kosovar dridh islamin që premton parajsën përmes lutjeve, e quan të korruptuar

S’vlen “Allahu Ekber”: Hoxha kosovar dridh islamin që premton parajsën përmes lutjeve, e quan të korruptuar

Hoxha kosovar sulmon idenë se falen mëkatet duke iu lutur Allahut: Ky është islam i korruptuar

Hoxha tashmë i njohur iluminist nga Peja, Drilon Gashi, ka bërë një postim tjetër në profilin e tij në Facebook.

Kësaj here, ai ka kritikuar idenë se mëkatet e një njeriu mund të falen duke “shprehur çdo ditë dëshmonë se “nuk ka zot tjetër përveç Allahut”, raporton Periskopi.

Sipas këtij pikëshikimi të z.Gashi, njerëzit duhet të ndihen më të përgjegjshëm për të bëmat e tyre.

Shpërblimi islamik, Parajsa, sipas asaj që sugjeron Gashi nuk mund të mbërrihet përmes lutjeve nëse mëkatet e një filan personit janë të rënda.

Ky është statusi i plotë i tij:

Islami i #korruptuar:
Nëse shpreh çdo ditë dëshminë (nuk ka Zot tjetër përveç Allahut) ai/ajo do të hyjë në Parajsë, pa marrë parasysh se çfarë ka bërë dhe sado të mëdha të jenë mëkatet e tij!

Shpërndaje në: