Sygjerimi i Berishës: Pyetne vetën, çfarë ndodhi në Kosovë për 9 muaj të Qeverisë Kurti?

Sygjerimi i Berishës: Pyetne vetën, çfarë ndodhi në Kosovë për 9 muaj të Qeverisë Kurti?

Opinionistja Kimete Berisha përmes një postimi në Facebook ka sugjeruar qytetarët të pyesin vetën e tyre se çfarë ndodhi në Kosovë për nëntë muaj të Qeverisë Kurti, përcjell Periskopi.

Berisha është shprehur se për nëntë muaj të kësaj Qeverie “lindi një djall”, dhe kjo ndodhi për disa arsye, duke përmendur “keqmenaxhimin në shëndëtësi” të ish-ministrit Vitia e deri tek ndalja e dritave te pemës së Krishtlindjeve nga kryeministri Kurti.

Kreit në fund ajo shtoi se po të mos ishin mërgimtarët, Kosova do të duronte urie.

Postimi i Berishës:

Çfarë ndodhi në Kosovë për nëntë muaj të qeverisë Kurti?

Lindi një djall.

– Vdiqën qindra shqiptarë nga padija dhe keqmenaxhimi i Arben Vitisë;

– U mbyllën mijëra biznese për shkak të krizës së pandemisë;

– U shtrenjëtuan çmimet e ushqimeve, jashtë çdo kontrolli institucional;

– U krijua kaos energjetik, në baza etnike;

– U diskriminuan shqiptarët, u privilegjuan serbët;

– Kosova u izolua edhe nga Shqipëria;

– Asnjë njohje;

– Ministresha e punëve të jashtme e fshehu pasurinë e saj nga Agjencioni Anti-Korrupcion;

– Ministresha e Ekonomisë mban qëndrim racist ndaj shqiptarëve, të cilët i konsideron primitivë

(veç sa s’na ka këshilluar ‘mos dilni deshë’;

– Zëdhënësi i qeverisë na këshillon t’i fikim dritat e banjos;

– Ministri i policisë i përzihet prokurorisë;

– Ministresha e drejtësisë sillet si ‘masë e dhunshme’ dhe del në protesta kundër ministrisë së drejtësisë (kundër vetvetes, pra);

– Populli u varfërua;

– Të rinjtë vazhduan të ikin nga Kosova;

– Qeveria Kurti i detyroi gazetarët në autocensurë;

– Paramilitarët e Albin Kurtit e shanë, e mallkuan dhe e kërcënuan (veç pse e kërkon të birin e tij të zhdukur), Bajram Çerkinin dhe i thanë ‘Çka humbt mos u gjettë’;

– Qeveria Kurti i ndali dritat e pemës së Krishtlindjeve, sepse Albin Kurti mendon se të krishterët janë ‘pakicë’ dhe nuk i duhen atij

(duke harruar se në perendim janë shumicë)

P.S. Po të mos ishin mërgimtarët, Kosova do të duronte urie./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: