Syla: Me ngu Kurtin e Xenin, sonte ish dashtë me ardhë me anti-plumb në studio

Syla: Me ngu Kurtin e Xenin, sonte ish dashtë me ardhë me anti-plumb në studio

Analisti dhe gazetari Valon Syla nuk i ka vlerësuar serioze paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai, duke iu përgjigjur deklaratave të analistit tjetër përballë tij, Shkëlzen Gashi, i cili foli për mundësi lufte, ka thënë se po ta dëgjonte Kurtin e Gashin, ai do të duhej të vinte i veshur me anti-plumb në studio.

“Tu e ngu Xenin e Albin Kurtin, ne sonte ish dashtë me ardhë me anti-plumb se KFOR-i këtu janë hajgare e fjalët e kryeminsitrit janë kinse shumë të rëndësishme për një luftë këtu kur hiç më pak se 23 vjet 100 shtete të botës e kanë bombarduar Serbinë”, ka deklaruar ai në emisionin Pressing.

Sipas Sylës, lufta mund të jetë dëshirë e qeverisë Kurti, por jo mundësi reale.

“Ky është një skenar total imagjinar që krijon panik dhe shpërqendrim nga problemet reale me të cilat po përballet Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

Syla ka thënë se Kurti nuk flet për pagat e mësuesve, të cilët po grevojnë për paga më të larta, por për luftë.

“Albini po thotë vishni anti-plumbat, se edhe që është KFOR-i këtu, do të na sulmojnë. Ai nuk flet për rrogat e mësuesve, por për luftë”, ka shtuar Syla.

Në Pressing është duke u diskutuar për dokumentin kornizë për dialogun Kosovë-Serbi, që u publikua ditë më parë nga “Albanian Post”.

Shpërndaje në: