Syla për Naim Tërnavën: Hoxha e merr detyrën e shtetit se i kanë 11 islamikë brenda VV-së në Parlament

Syla për Naim Tërnavën: Hoxha e merr detyrën e shtetit se i kanë 11 islamikë brenda VV-së në Parlament

Gazetari i njohur Valon Syla, ka reaguar pas përzirjes së Bashkësisë Islame të Kosovës, në punët e shtetit.

Ai shkruan:

I pari që do të duhej me u brengos për ndarjen shtet e religjion, është Naim Tërrnava, për shumë arsye demografike, sepse është pris i bashkësisë më të madhe fetare në Kosovë.

Paska folë për protesta dhe për Qeveri se çka duhet me bo me greva në arsim SBASHKu dhe Albin Kurti. Po flet sikur Akademia e Shkencave në vendeve komuniste, e sidomos ata në Serbi që delin me skenar-zgjidhje. Por te na Hoxha e ka marrë këtë detyrë se i kanë 11 islamikë brenda VV’së në Parlament si deputet e që me ata koketon, se as ata se ngojnë më.

Por nuk foli Tërrnava për asnjë dhunim të miturve, dhe asnjë rast e fatkeqësie kohëve të fundit. Ashtu qysh nuk foli për asnjë dëm që grupet islamike i bënë Kosovës jashtë e brenda vendit.

Kujt po i jep mesazh? Politikës? Ata kanë faj që ju kursyen për raporte finaciare të BIK’ut, për tenderat e Xhamive pa fund, që kanë mbetur thatë s’kaj autostradave të Kosovës.

Nevojën për protagonizëm mos e shëroni me politikë, boll i keni xhamiat. Skeni ekspertizë as për politika as për arsim. Lenani rahat qaty.

Shpërndaje në: