Syla pyet: Çka ia pa hajrin Kosova udhëtimit të Kurtit në SHBA

Periskopi.com Lajme

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka pyetur se çka ia pa hairin Kosova udhëtimit të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), 

Derisa po diskutohej në T7 për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, Valon Syla ka thënë se  shefi i VV’së ndryshe prej të gjithë ish-kryeministrave të Kosovës, ende nuk e ka një foto me presidentin amerikan.

“Kurti dy javë pothuajse ishte në SHBA dhe çka solli nga kjo vizitë ose çka ja panë hajrin Republika dhe shoqëria kosovare”, pyeti Syla.

Ai ka thënë se krejt kryeministrat e Kosovës kanë fotografi me presidentin, Kurti s’e ka ende.

“Qëndrimet e tij për dialog që ishin krejt tjera së paku publikisht që i kemi të njohura këtu si për rishikimin e bisedimeve në Bruksel me Serbinë, si për Asociacionin, Zajednicën që ka qejf me quajt z. Kurti, si për çështjet energjetike për çka i ka përmend edhe takimet e tjera. Nuk shihet që ka ndonjë ndryshim. Është një shëtitje dy javore për të cilën z.Kurti me gjasë qysh po duket tash, ka qenë “ta bëjë një takim të këtij lloji, t’i bëjë disa foto” të cilat prej krejt kryeministrave të Kosovës janë më të dobëtat. Krejt kryeministrat e Kosovës kanë fotografi me presidentin, Kurti s’e ka ende”, shtoi Syla.