Syla: Rizvanollka me 200 mijë euro në bankë po thotë izoloni shtëpitë

Deklarata e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t`i izolojnë shtëpitë e tyre para se të vije dimri u përcjell me reagime të shumta. Së fundmi ka reaguar edhe analisiti Vaolon Syla i cili ironizoi me të.
Ai ia ka përmendur ministres 200 mijë eurot që i ka kursime në banakë.
“Rizvanollka i paska 200 mije euro në banke të deklarume. Mi pas krejt ky ‘Poplli i Albin Kurtit’ qato i kishin izolu shtëpijat. Armiku po flen, po mu spom merr gjumi”, ka shkruar Syla.
Ministrja Rizvanolli në e djeshme të Kuvendit, kërkoi nga qytetarët që t’i izolojnë shtëpitë e tyre, si masë për kursimin e energjisë elektrike.
“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, kishte thënë ministrja Rizvanolli.