Syla: Rrymën do ta paguajmë 4 herë më shtrenjtë, Qeveria Kurti po rren

Syla: Rrymën do ta paguajmë 4 herë më shtrenjtë, Qeveria Kurti po rren

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se Qeveria po gënjen dhe se qytetarët do të paguajnë rrymën katër herë më shtrenjtë.

Syla ka thënë se Qeveria ka qasje ideologjike në çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Brenga ime kryesore me këtë vendim të qeverisë është se vendimi për energjetikën së pari është politik. Ka qasje ideologjike, s’ka qasje të trajtimit të njerëzve që s’kanë, nevojtarëve, shtresës sociale, nuk ka trajtim të njerëzve që prodhojnë, por është një vendim ad-hoc që me 75 milionë që i lëshon extra e rrit çmimin e energjisë edhe na shtin neve si konsumatorë me pagu në katër faza. Komplet barra shkon kështu. Së pari paguajmë faturën në KEDS, e dyta është indirekt me subvencione që i japim prej taksave tona, e treta është, kjo kategoria e shtrenjtë e mbanë përsipër 65 për qind të tjerëve që duhet me iu lënë më lirë, që është vendim i padrejtë, dhe e katërta që edhe në veri të Kosovës paguhet rryma me taksat tona”, tha Syla në T7.

Ai ndër të tjera shtoi se në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë.

“Në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë. Ka pasur raste që është paguar 2 herë por jo katër herë. Subvencione s’ka pas në qeveritë e tyre”, shtoi Syla.

Shpërndaje në: