Syla s’përmbahet pasi doli që mërgimtarët ‘flutures’ i kishin marrë veturat me qira: Bojnë shllajfa me ‘Rent a Car’

Syla s’përmbahet pasi doli që mërgimtarët ‘flutures’ i kishin marrë veturat me qira: Bojnë shllajfa me ‘Rent a Car’

Analisti i mirënjohur politik, Valon Syla, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilin ka denoncuar dy mërgimtarë të cilët janë parë duke vozitur 250km/h në rrugët e Vlorës në Shqipëri.

Nga gazetat zvicerane sot u mësua që mërgimtarët i kishin marrë me qira veturat e tyre të markave Lamborghini respektivisht BMW.

E Syla nuk e ka përmbajtur veten pas këtij rasti pa ironizuar me dy mërgimtarët të cilëve iu referohet si “gërrnaça”.

“Ju kom thonë që gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bojnë shllajfa… edhe shtyhen nëpër autostrada. Më shajshit. Hajt se bindeni. A p’i mëshoni boksit te ministria e Kulturës?” – shkruan ai.

Të dy mërgimtarët kosovarë janë dënuar nga Policia e shtetit shqiptar.

Shpërndaje në: