Syla: VV tash s’po i sheh si armiq veç PDK’në e LDK’në, paska edhe rusë e serbë a?

Syla: VV tash s’po i sheh si armiq veç PDK’në e LDK’në, paska edhe rusë e serbë a?

Valon Syla, gazetar, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës që ishte në opozitë shihte armiq vetëm brenda, ndërsa sot që është në pozitë, ajo po i sheh të gjithë armiqtë real të jashtëm dhe të brendshëm.

Syla në postimin e tij në Facebook, ka shtuar se derisa VV të mësohet me këtë, elektorati do ta rrëzojë nga pushteti.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje kur ish në opozitë vec brenda shihke armiq. Ndërsa, sot në krye të Kosovës, po kendellen me realitetin edhe po i shohin krejt armiqt real të jashtëm e të brendshëm të shqiptarëve, e po bërtasin ‘O kuku luftë bre ka me kërsitë’…

Hajt se mësoheni, por taman kur mësoheni, ju rrxon elektorati. Se vet e keni ndjellë…

Po me vjen mirë që më si armiq spo i shihni veç PDK’n e LDK’n. Paska edhe rus e serbë a?

A paskeni zbulu do ujë të ftoft.

Shpërndaje në: