Sylë Hoxha: Unë s’kam thënë që janë ftuar për intervistim sërish të kthyerit nga Siria

Periskopi.com Lajme

Një lajm që ka qarkulluar sot në media lidhur me të kthyerit nga Sira, se ata do të intervistohen sërish dhe do t’ju zgjatet masa e arrestit shtëpiak, po del të jetë i pa vërtetë – shkruan Periskopi.

Periskopi përmes telefonit ka kontaktuar me Prokurorin Special, Sylë Hoxha për të pyetur se cilat janë të rejat për të kthyerit nga Siria, ai tha se më nuk është kompetent për këtë punë.

“Kqyrni bisedon me Afrim Shefkiun kryeprkurorin ose me Ekrem Lutfiun, se qashtu u ndërru rregullorja dhe nuk jam më”, tha Hoxha për Periskopin.

Por, ai është pyetur për një deklaratë të tij që ka qarkulluar në media, ku thuhet se të kthyerit nga Siria do t’i zgjatet masa e arrestit ai tha se, “s’është ai pronocim për qat punë se, se kom dhanë unë qashtu, po i japin qashtu qysh po duan vet edhe për këtë kam kërkuar me u tërhjek se mi keqpërdorshin fjalët”, u shpreh ai./Periskopi/

Shpërndaje në: