Sytë e gjithë botës te Netanyahu: Pse po ndodhin protestat tmerruese në Izrael?

Sytë e gjithë botës te Netanyahu: Pse po ndodhin protestat tmerruese në Izrael?

Protesta të mëdha kanë shpërthyer në Izrael ditët e fundit. Për çka po protestohet dhe sa në rrezik është stabiliteti i këtij vendi?

Turma të mëdha mbushën rrugët e qytetit izraelit të Tel Avivit të dielen në mbrëmje pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e morhi një vendim. Turma të mëdha kishin qenë në rrugë edhe paraprakisht, në disa prej protestave më të mëdha qe shumë kohë, por ato u rikthyen sërish.

Netanyahu kishte vendosur ta shkarkonte ministrin e brendshëm të tij pas kundërshtimit që i kishte bërë një vendimi tjetër mbi kontrollin e planifikuar të sistemit gjyqësor.

Me flamuj të Izraelit në duar e duke brohoritur “demokracia” (democratia), protestuesit shiheshin derisa bllokonin rrugët dhe urat, raporton Reuters, përcjell Nacionale.

Protestuesit ndezën edhe shumë zjarre në autostradën kryesore të Tel Avivit. Protesta vazhdoi edhe pas mesnatës, megjithëse deri në orën 2 turma nisi të tëhollohej.

Izraeli veçse ishte në krizë politike. Por, deklarata e ministrit Yoav Gallant që të bëhej një pauzë në planet kontroverse për kontrollin mbi sistemin gjyqësor rindezi edhe më shumë zemërimin.

Shumë rezervistë të ushtrisë izraelite tashmë janë zotuar që do të largohen nga shërbimi si kundërshtim ndaj këtyre planeve ndaj gjyqësorit, për të cilat kritikët thonë se do ta minonin pavarësinë e sistemit.

Edhe presidenti izraelit, Isaac Herzog, i bëri thirrje kryeministrit Netanyahu që të pauzonte menjëherë planet e tij, duke thënë “sytë e mbarë botës janë te ti.”

Çka janë këto plane?

Protestat në Izrael kanë nisur tash e disa muaj. Shumë kritikë pretendojnë se reformat që pretendon t’i bëj Netanyahu në sistemin gjyqësor do të cenojnë themelet demokratike të vendit, raporton Reuters.

Në thelb, kontrolli mbi gjyqësorin do t’i ofrojë parlamentit izraelit, i quajtur si Knesset – e me këtë rast edhe partive në pushtet – më shumë kontroll mbi gjyqësorin e Izraelit.

Këto plane efektivisht do të përcaktonin se si do të zgjedheshin gjyqtarët, se mbi çfarë ligjesh mund të vendoste Gjykata Supreme, e madje edhe i jepte pushtet Kuvendit për t’i kthyer vendimet e Gjykatës Supreme.

Shpërndaje në: