Szyunog tregon edhe një herë mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës

Periskopi.com Lajme

Për nder të Javës së Evropës, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA), kanë biseduar me të rinjtë ferizajas, rreth mundësive për të rinjtë, Agjendën e Gjelbër Evropiane, transformimin digjital e tema të tjera.

Ambasadori Szunyog tha se qëllimi i këtyre takimeve që po zhvillon me të rinjtë nëpër komunat e Kosovës është që të njihet me problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë, si dhe të prezantojë para tyre punën dhe objektivat e BE-së në Kosovë.

“Është kënaqësi të jemi këtu dhe të bisedojmë rreth problemeve të juaja, rreth objektivave, rreth problemeve të përditshme që kanë të bëjmë me transportin, e që është çelësi kyç i zgjidhjes së sfidave rreth agjendës së gjelbër dhe një nga problemet dhe një nga 25 objektivat e BE-së. Kjo është fusha në të cilën është fokusuar BE-ja dhe për të cilën gjë nevojitet që ju të keni mundësi të kemi mundësi të eksperiencës”.

“Gjatë viteve të fundit ne kemi angazhuar disa ekspertë në programet e BE-së dhe kemi investuar në infrastrukturë dhe në hekurudha, të gjitha këto gjëra janë në kuadër të objektivave të agjendës së gjelbër dhe 25 komponentëve të agjendës së gjelbër”.

Szunyog tutje tha se të rinjtë janë e ardhmja e Kosovës, derisa premtoi mbështetje për integrim në BE.

“Kjo vizitë është në kuadër të javës së Evropës dhe po vazhdon me aktivitete më të rinjtë, duke u përpjekur që të angazhojë në veçanti të rinjtë në aktivitet të Evropës. Unë besoj se të rinjtë janë e ardhmja e Kosovës dhe çfarë ne po përpiqemi që të bëjmë është që ta ndihmojmë Kosovën të integrohet në Bashkimin Evropian. Është diçka që ju ndihmon të keni benefite më shumë dhe t’i gëzoni të gjitha mundësitë që Evropa mund t’i ofrojë”, tha ai.

Ambasadori Szunyog shtoi se prioriteti më i rëndësishëm i pranisë së BE-së në Kosovë është mbështetja e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ne dhe UNDP kemi bërë shumë përpjekje që ta vënë Kosovën në linjë me standardet e prakitikimit në Bashkimin Evropian. Unë mendoj se prioriteti më i rëndësishëm është që të mbështesim Kosovën në rrugën e Bashkimit Europian me çdo detaj që mundemi. Fatkeqësisht Evropa është në kohë lufte dhe ne po shikojmë se si të bëjmë Kosovën më të sigurt dhe natyrisht që prioriteti kryesor është agjenda e gjelbër, pra marrëveshja “green” në mënyrë që të kemi drejtim në të ardhmen, e që kjo kupton që ne kemi nevoje për përgjegjësi, pra që të ndryshojë gazrat e karbonit dhe të ndryshojmë mënyrën e shfrytëzimit të energjisë, gjithashtu të ndryshojmë dhe mënyrën e të jetuarit”, tha tutje ai.

“Ne jemi duke shikuar po ashtu edhe për një strategji të re dhe do të bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që ta adresojmë këtë çështje, pra në bashkëpunim me Bashkimin Evropian në mënyrë që ta ndihmojnë Kosovën dhe Qeverinë e Kosovës. Prioriteti i dytë është, e që do të dëshiroja ta theksojmë ka të bëjë më mbështetjen e të rinjve, në edukimin më të mirë dhe mundësitë më të mira me anë të programeve të shkëmbimit në mënyra që studentët të kenë një eksperience të re në Evropë”, shtoi ambasadori.

“Për këtë ne jemi të lumtur që të rijnë e Kosovës mund të jenë pjesë e programit të ERASMUS. Natyrisht, akoma janë disa sfida në politikat e edukimit dhe mjete politike dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Qeverinë për këtë në mënyrë që kontribuojmë në sektorin e arsimit dhe t’u ofrojmë mundësi studentëve të Kosovës që të shkojnë në shkolla të ndryshme të Evropës”.

“Përfundimisht, natyrisht që mundësitë ekonomike janë të rëndësishme për ne dh ene jemi duke provuar që ta mbështesim sektorin publik, por gjithashtu jemi duke punuar me qeverinë në përgjithësi në drejtim të ekonomisë, pra investimeve dhe momentalisht jemi duke e ndihmuar me investime dhe për më shumë investime”, tha ai.

E njëri nga të rinjtë pjesëmarrës, Shpejtim Ramadani, falënderoi ambasadorin Szunyog që po viziton të rinjtë nëpër komunat e Kosovës, me rastin e Javës së Evropës.

“Është një gjë e mrekullueshme që jeni duke e bërë duke vizituar kështu komunat e ndryshme dhe kështu ju mund të dëgjoni më mirë, më afër problemet e tyre që ata t’i paraqesin. Si një evropian i ri, unë them se po punojmë në tema të ndryshme dhe jemi duke punuar në rrjetëzimin e implementimit të idesë së Ballkanit të ri dhe ne jemi pesë e Shtëpisë së Evropës dhe sisa organizatave tjera evropiane”.

“Jemi të lumtur të jemi pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës dhe ne jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të flasim më të rinjtë e regjioneve të ndryshme dhe t’u tregojmë ju për problemet”, u shpreh ky i ri ferizajas.