“Ta vrava familjen”, sulmuesi në Mal të Zi e telefonoi qiramarrësin e tij para se ta vriste edhe atë

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje tragjike ka tronditur Malin e Zi ditën e djeshme.

34-vjeçari Vuk Boriloviq ka vrarë dhjetë persona në Cetinë, derisa më pas ai vetë është bërë viktima e 11-të, pasi u vra nga një bashkëqytetar.

Autoritetet atje kanë treguar edhe me detaje se si Boriloviq vrau fqinjët e tij rend nëpër shtëpitë e tyre dhe para familjarëve të tyre.

Ai e kishte filluar nga shtëpia e qiramarrësit e tij kur hyri në banesën e tyre rreth orës 15:30 dhe vrau 11 vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinoviq.

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar edhe babanë e fëmijëve e burrin e Natashas, Millosh Martinoviq dhe i ka thënë: “Unë e kam vrarë familjen tënde”, siç i kanë thënë bashkëbiseduesit Vijestit.

Për 45 minuta të tjera, Boriloviq me armë gjuetie në dorë shkoi edhe në shtëpitë e fqinjve të tjerë, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.