Tabela dhe top golashënuesit e Superligës pas katër ndeshjeve të sotme

Tabela dhe top golashënuesit e Superligës pas katër ndeshjeve të sotme

Sot u zhvilluan plot katër ndeshje në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

E gjithë vëmendja ishte në Podujevë, aty ku Feronikeli bëri një hap të madh drejt titullit duke mposhtur Llapin me rezultat 3-1, shkruan Periskopi.

Pas kësaj fitore, “Nikli” kalon në kuotën e 77 pikëve të grumbulluara, derisa ëndrra e Llapit për titull merr fund, pasi mbeten në kuotën e 69 pikëve.

Në anën tjetër, Prishtina siguroi një fitore komode prej 3-0 kundër 89-shit, me kryeqytetasit që tani grumbullojnë 75 pikë dhe pozicionohen në vendin e dytë.

Në dy takimet tjera, Flamurtari ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1, ndërsa Drenica dhe Ballkani barazuan 1-1.

Kështu duket tabela e Superligës pas katër ndeshjeve të sotme.

Më poshtë, renditja e top golashënuesve:

1) Kastriot Rexha (Feronikeli) 21 gola
2) Festim Alidema (Llapi) 12 gola
3) Meriton Korenica (Prishtina) 11 gola
4) Alban Shillova (Flamurtari) 10 gola
5) Betim Haxhimusa (Drita) 9 gola
6) Ahmed Januzi (Llapi) 9 gola
7) Mendurim Hoti (Feronikeli) 9 gola
8) Kreshnik Uka (Drenica) 8 gola
9) Kyrian Nwabueze (Drita) 8 gola
10) Mentor Zhdrella (Llapi) 7 gola

Shpërndaje në: