Mos u nisni për Brezovicë, thotë Ministria e Transportit

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se rruga Brezovicë-Qendër e Skijimit, nga sot e deri të dielën e 17 nëntorit do të jetë e pakalueshme për qarkullim, për të gjitha automjetet.

Kjo për shkak të zhvillimit të punimeve, saktësisht asfaltimit të këtij segmenti.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se për dy ditë Rruga që të dërgon nga Brezovica në Qendrën e Skijimit do të jetë e mbyllur.

Ajo rrugë do të jetë e mbyllur nga data 15 nëntor deri me datën 17 nëntor për shkak se do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës R210(Brezovicë-Qendra e Skijimit).

Rruga do të jetë e pakalueshme për të gjitha automjetet.

Ky është njoftimi i plotë i MIT’së:

Njoftim: Mbyllje e përkohshme e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Ministria e Infrastrukturës thotë se janë gati për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror

Periskopi.com Lajme

Sezoni dimëror po afron dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thotë se është gati për mirëmbajtje të rrugëve.

Ministri në detyrë i këtij dikasteri, Pal Lekaj, tha se për një punë të suksesshme, edhe këtë vit janë koordinuar menaxherët dhe të gjitha departamentet relevante në MIT, prej të cilëve është informuar sot për përgatitjet e fundit.

“Nga ata kërkova angazhim maksimal për rrugë të kalueshme gjatë gjithë dimrit”, tha Lekaj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës iu ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

Zyrtarisht, sezoni dimëror nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, u tha në apelin e Policisë së Kosovës.

Lansohet fushata “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”

Periskopi.com Lajme

​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot lanson fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, do të informojnë qytetarët për rëndësinë e rregullave të sigurisë rrugore.

Konferenca mbahet në pikë kufitare në Merdare.