Këngëtari “Dhe Victor” bashkë me Petrol Company, dërguan dhurata për 1 Qershor në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Si çdo Qershor tjetër edhe në këtë Qershor, Petrol Company u adresua te Spitali i Pediatrisë – Reparti Hematoonkologjisë në Prishtinë, për të festuar me fëmijët e hospitalizuar.

Për dhomën e lojrave të këtij reparti, Petrol Company dergoi lorda nga më të ndryshmet, me të cilat të gjithë fëmijët e hospitalizuar do të kenë mundësinë që të luajn me to.

Po ashtu, për 32 fëmijët aktual në repart, Petrol Company dërgoi dhurata me pako ushqimore.

Këtij  donacioni të Petrol Company, ju bashkuan edhe këngëtari “The Victor” si dhe aktorët e humorit të serialit “Fara e Flliqt”, të cilët me praninë e tyre, i bënë fëmijët shumë të lumtur.

Sigurisht që ka pasur falenderime të shumta nga prindërit e fëmijëve si dhe stafi mjekësorë i këtij reparti për donacionin e bërë me rastin e festës së 1 Qershorit.

Donacionet drejtuar këtij repart,i nuk do të përfundojnë këtu por do të vazhdojnë edhe në të ardhmen si gjatë viteve të kaluara, pasi tashmë është bërë traditë për Petrol Company.

Petrol Company dërgon 101 çanta me materiale shkollore dhe maskota për 101 fëmijët në Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Siç e dimë 1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijeve, fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër. Kjo ditë nuk është vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thënë të drejtat e tyre, protesta e tyre realizohet nëpërmjet lojërave dhe festave.

Kompania e cila njihet për derivate më cilësore në vend  “Petrol Company”, kompania e cila është shembull i kujdesit ndaj shumë shtresave të ndryshme për t’i bërë ata të lumtur në forma të saj, qoftë në raste sociale apo edhe në ditë festash. Këtë 1 Qershor, Petrol Company zgjodhi të festojë me fëmijët që do të fillojnë rrugëtimin e dijes në muajin Shtator, të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore.

101 fëmijë të Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë sot pranuan çanta me material shkollorë dhe gjëra ushqimore nga më të pëlqyerat nga ta.

Bashkë me dhurata sot fëmijët u argëtuan edhe me Maskota, me figurat më të dashura për ta. Drejtoresha e kopshtit “Gëzimi Ynë” znj. Sherife Tërnava falenderoi Petrol Company për shpërndarjen e çantave me materiale shkollore për 101 fëmijë të kopshtit.

“Sot në institucionin tonë erdhi Petrol Company e cila shpërndau çanta dhurata për 101 fëmijë në institucionin tonë i falenderojmë shumë. Fëmijët ishin të lumtur dhe u kënaqen edhe me palaqot. U munduam të mbajmë në maksimum distancën por ishte edhe e vështire pak sepse dëshira për të shijuar këtë aktivitet bashkë me shokë dhe shoqe ishte shumë e madhe, kështu që ne kemi shumë falenderime për këtë kompani”.

Ndërsa Perfaqësuesja e Petrol Company Teuta Shala Nazifi thotë:

“Fillimisht Petrol Company uron 1 Qershorin të gjithë fëmijëve qofshin të lumtur dhe të bekuar siç jemi ne me ta. Tashmë Petrol Company ka ba traditë që çdo festë të jetë pranë të tjerëve qofshin fëmijë, të moshuar apo njerëz për ne si komunitet që t’i bëjmë të ndihen të lumtur. Kësaj radhe kemi zgjedhë institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë që t’i gëzojmë 101 fëmijë me çanta dhe materiale shkollore për fëmijë që do të fillojnë klasën e parë si dhe gjëra ushqimore që ti shijojnë”.

Vlenë të përmendet që Petrol Company edhe në vitet e kalura këtë ditë e ka festuar edhe me fëmijë të tjerë si në “Sos Fshati”, “Down Syndrome Kosova”, “Fëmijët e hospitalizuar në Repartin e Leokemisë në Prishtinë etj.

Urojmë që edhe kompani të tjera të ndjekin këtë shembull.

Petrol Company ndihmon Down Syndrome Kosova në ditën e fëmijëve

Periskopi.com Lajme

Për ditën e fëmijëve, Petrol Company ka dhuruar donacion për rregullimin e ambientit të dhomës së trajtimeve për Shoqatën Down Syndrome Kosova.

Valentina Mekani nga Petrol Company, u shpreh se si kompani gjithmonë dëshirojnë të jenë afër fëmijëve, duke iu ofruar kushte më të mira të jetës.

Ajo tregoi se kanë ardhur deri tek rregullimi i një dhome për Shoqatën Down Syndrome Kosova.

“Duhet të dini që Petrol Company kur bëhet fjala për Ditën e Fëmijëve, 1 qershori di të kujdeset çdo herë të festoj së bashku me ta. Kësaj radhe kemi vendosur që bashkë këtë ditë ta presim me fëmijët me sindromwn down…Ne çdoherë me 1 qershor mendojmë me e festuar bashkë me fëmijët. Vitin e kaluar e kemi pritur me fëmijët e hospitalizuar në Pediatri në repartin e leukemisë. Edhe këtë 1 qershor menduam me ardhë dhe me i takua fëmijët me down sindromë”, tha ajo.

Ajo tha se fal bashkëpunimit me DSK kanë arritur që të bëjnë rregullimin e dhomës së trajtimeve. Ajo ka falënderuar 2B studio per kontributin/donacionin që ka dhënë në dizajnimin e këndit dhe shtypin e tij.

“Kemi pa që këta kanë nevojë për një dhomë të terapisë së caktuar me inventar me e kompletua me u ndje pak më komod në kryerjen e terapisë së tyre. Pasi që veç kemi vendosur atëherë kemi marrë iniciativën së bashku me kolegët, duke bashkëpunuar gjithmonë me DSK dhe kemi vendosur ngjyrat edhe për gjithçka tjetër”, u shpreh ajo.

Mekani deklaroi se si kompani do të vazhdojnë të jenë pranë fëmijëve.

Ndërsa, Dafina që vajza e saj është me sindromën down dhe merr trajtim në shoqatë, thotë se një ambient i tillë do të ndikojë pozitivisht për të.

“Është shumë mirë për fëmijët tanë, këto ideja i mirëpresim me shumë dëshirë se janë të mira për zhvillimin e tyre. Të gjithë t’i përkrahim sa më shumë fëmijët dhe individët me nevoja të veçanta dhe me sindromën down. Po ashtu, Shoqata është një vend që ne prindërit e kemi gjetur mbështetjen shumë të madhe dhe iu ka ndikuar fëmijëve tanë, sidomos unë për vajzën time i ka ndihmuar shumë”, tha ai.

Luljeta nga Down Syndrome Kosova, tregoi se 50 fëmijëve nga mosha 0 deri në 12 vjet marrin shërbime në këtë Shoqatë.

“Shoqata DSK funksionon përmes dy programeve, programi për edukim të hershëm dhe programi për autonomi dhe aftësim profesional. Shërbimet terapeutike ofrohen pranë programeve për intervenim dhe edukim të hershëm, duke përfshi terapinë fizike, terapinë e gjuhës dhe komunikimit, dhoma në të cilën tanimë gjendemi. Janë gjithsej 50 fëmijë nga mosha 0 deri në 12 vjet të cilët marrin shërbime terapeutike pranë këtij programit. Një ndër elementet esenciale të cilat janë për mbarëvajtje të mirëfilltë të terapisë patjetër që është hapësira e cila duhet të jetë atraktive dhe e këndshme për fëmijët. Kushtet nuk ishin aq të mirë kur u vendosëm këtu, por falënderim të madh i takon edhe kompanisë Petrol që e plotësoi me këto të këndshëm”, tha ajo.

E Medina dhe Blendi kanë treguar se sa po iu pëlqen dhoma e rregulluar nga Petrol Company dhe se cili është këndi i tyre i preferuar.

“Dhoma e terapisë së zhvillimit në të folur më ka pëlqyer shumë qysh e kanë rregulluar me peshq, me tepihë”, tha ajo.

Po ashtu, për të gjithë fëmijët dhe të pranishmit Petrol Company nga restoranti i saj “Be Happy”, ka dërguar 15 shujta ushqimorë.

Petrol Company vitin e kaluar në ditën e fëmijëve kishte qenë së bashku me fëmijët që kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë.

Shpend Ahmeti publikon këto fotografi nga festimi i 1 Qershorit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke uruar fëmijët për 1 Qershorin ka publikuar edhe disa fotografi të kësaj feste të mbajtur në Prishtinë.

“Dita e Fëmijëve 1 Qershori u festua me shumë aktivitete! Disa fotografi të shkrepura nga parada e fëmijëve në sheshin e Prishtinës. Urime 1 Qershori”, ka shkruar në Facebook Ahmeti, transmeton Klan Kosova.

 

Festimet për 1 Qershorin në Tiranë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sot në ditën e festës së 1 Qershorit, fëmijët e Tiranës po ndjekin dhjetëra aktivitete të nisura që prej orës 09:00 të paradites të cilat do të zgjasin deri në orën 15:00.

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sheshin “Skënderbej” të shndërruar në një arenë argëtimi. Një minifermë e improvizuar përpara bashkisë së Tiranës, me shpendë, kafshë të ndryshme, dhe lepurushë të vegjël, ka tërhequr vëmendjen e fëmijëve.

Po kaq interesant është edhe panairi i mjedisit, i cili jo vetëm i njeh fëmijët me elementët kryesorë të tij, por edhe i mëson ata me informacionin e duhur për ta mbrojtur ambientin që na rrethon.

Një tjetër aktivitet, është panairi i Policisë së Shtetit dhe i Ushtrisë, ku disa mjete ushtarake dhe të forcave të rendit të vendosura në bulevard kanë bërë kureshtarë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Në vazhdën e aktiviteteve që bashkia e Tiranës ka organizuar këtë 1 Qershor, janë edhe ato argëtuese, lojërat për fëmijë, garat me biçikleta, aktivitetet sportive, si dhe muzika e shfaqjet artistike.

Edhe këtë vit pa shtesa për fëmijët

Periskopi.com Lajme

Fëmijët e Kosovës ashtu siç mbetën për 20 vite pa shtesa, edhe këtë vit siç duket do e kalojnë pa ato.

Përkundër që u tha se në fillim të këtij viti fëmijët do i marrin “pagat” e tyre, pasi që në Kuvend të Kosovës u votua edhe rezoluta e shtesave, kjo realisht nuk ka ndodhur pasi që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ende nuk e ka hartuar legjislacionin e nevojshëm që rezoluta për shtesat e fëmijëve të fillojë së zbatuari.

Për këtë arsye ende nuk dihet saktë se sa fëmijë do përfitojnë nga kjo skemë, dhe nuk dihet se sa do e rëndojë buxhetin e Kosovës shpërndarja e shtesave.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u shpreh se në kuadër të koncept dokumentit për fushën e pensioneve është planifikuar krijimi i Fondit të Sigurimeve Sociale, nga i cili fond do të financohen edhe shtesat e fëmijëve për të punësuarit, fond ky i cili sipas tij, duhet të përfundojë deri në vitin 2020.

Reçica ka siguruar se si ministri janë duke u marrë seriozisht me këtë çështje, por sipas tij, për një kornizë ligjore të mirëfilltë duhet kohë.
“Me reformën sociale ku do mbulohen fëmijët e familjeve në asistencë sociale dhe me ligjin për Fondin për Sigurime Sociale ku do mbulohet kujdesi prindëror për të gjithë fëmijët që punojnë që krijojnë dhe ndajnë fonde për Fondin për Sigurime Sociale në një mënyrë apo tjetër do mbulohen të gjithë fëmijët me shtesa të fëmijëve. Mund të thotë dikush që do merr kohë por realisht ne kemi trashëguar një situatë sa i përket edhe skemave pensionale edhe sigurimeve sociale edhe asistencës sociale dhe po përpiqemi që brenda kësaj reforme me përmbyll brenda këtij viti, eventualisht pjesa e parë e vitit tjetër me na gjet me një kornizë komplet tjetër…Mund t’i siguroj fëmijët e Kosovës se ne po punojmë me përkushtim për krijimin e një kornize të mirëfilltë ligjore ku do trajtohet edhe kujdesi prindëror, përkatësisht shtesat e fëmijëve. E kuptoj që mund të ketë kërkesa por ndërtimi i një bazë të mirëfilltë ligjore e do kohën e vetë dhe ne jemi duke punuar me një përkushtim dhe angazhim të lartë“, u shpreh Reçica.

Ministri i Punës deklaroi se meqenëse ende nuk ka nisur draftimi i ligjit për ndihmës sociale dhe Fondin e Sigurimit Social, ende nuk dihet saktë kostoja buxhetore dhe numri i fëmijëve që do përfitojnë nga shtesat.

“Tani për tani meqë akoma nuk kemi filluar me draftimin e këtyre ligjeve natyrisht që nuk jemi futur në analiza të mirëfillta, natyrisht ekipet profesionale të cilat kanë punuar në këto dy komisione në këto dy grupe punuese natyrisht kanë bërë analizat fillestare të kostos buxhetore por them që hap pas hapi do dihet saktë kostoja buxhetore për shtesat e fëmijëve…Të flitet për numër të saktë të fëmijëve se sa do jenë përfitues të shtesave nuk është momenti sepse jemi në hartim të kornizës ligjore që natyrisht që do hap rrugë dhe mundësi të qarta që të kemi edhe koston buxhetore por edhe numrin e saktë të përfituesve të shtesave për fëmijë”, u shpreh ai.

E lidhur me këto vonesa iniciuesja e rezolutës së shtesave, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi thotë se në rast të vonesave për hartim të legjislacionit adekuat për shtesat, një punë të tillë do mund të kryej edhe Kuvendi i Kosovës.

“Në rast të vonesave eventuale ne çdo herë kemi mundësinë që si deputet me iniciativë tonën ta hartojmë vetë ligjin në parlament, do thotë kemi mundësi që të kemi edhe nisma legjislative si Kuvend në rast se Qeveria nuk e procedon tutje…Ajo se çfarë mund të them është se siç edhe ka premtuar kryeministri Haradinaj dhe siç jemi angazhuar të gjithë ne bashkë deputetët pozitë dhe opozitë për të nxjerr rezolutën në fjalë do të gjejmë mënyra si dhe ta jetësojmë sa më parë“, tha Kadaj-Bujupi.

Në anën tjetër njohësit e çështjeve sociale në Kosovë ndonëse e përshëndesin iniciativën e deputetëve, thonë se shuma e propozuar për t’u ndarë për secilin fëmijë, është shumë e vogël, gjë që tregon edhe përkushtimin e vogël të shtetit ndaj kësaj kategorie.

Psikologu Besnik Peci edhe pse këtë nismë e konsideruar si mjaftë të vonuar, thotë se shtesa me koston prej 10 eurosh nuk është cilësore.

Sipas tij, kjo skemë e propozuar nuk stimulon rritje të natalitetit, prandaj këshillon që shteti të merret më seriozisht me këtë çështje.

“Kjo qasje është tejet e vonuar edhe nuk është cilësore, mbështetja nuk është cilësore duhet me u marr më seriozisht për shkak se nëse vazhdohet kështu me këtë shkallë të ulët të natalitetit me këtë shkallë të lartë të mortalitetit pas 15 viteve kemi me mbetur shumë keq në shoqëri dhe thjeshtë pjesën kryesore të shoqërisë kanë me na munguar…Shtimi i popullatës mendoj që do të duhej të mbështetej prej shtetit për faktin se varfëria e madhe e ka reduktuar dëshirën për të zgjeruar familjen dhe për të bërë fëmijë më tepër, por politikat sociale në vendin tonë ende janë larg asaj të dëshirueshmes që thjeshtë këto familje me qenë thjesht të monitvuara, 10 euro nuk paraqesin kurrfarë impakti pozitiv”, u shpreh psikologu Peci.

Sipas psikologut, Besnik Peci duhet të përdoren politika të tjera më pozitive që do të ndikonin në rritjen e numrit të lindjeve në Kosovë .

Iniciativa e deputetes Donika Kadaj-Bujupi e kthyer në rezolutë nga Kuvendi i Kosovës parasheh që çdo familje të përfitojë 10 euro në muaj për fëmijën e parë, 5 euro për të dytin dhe 2,5 euro për të tretin, ndërsa, sipas deputetes Bujupi, nga kjo skemë do të përfitonin rreth 500 mijë fëmijë.

Kërkohet që Qeveria t’i ketë prioritet në agjendën e saj fëmijët

Kaltërina Misini Lajme

Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetet sfidë. Edhe ky 1 Qershor, që ndërkombëtarisht njihet si Dita e Fëmijëve po manifestohet me një sërë problemesh për këtë kategori të ndjeshme dhe shpresëdhënëse të shoqërisë sonë. Në vitet e fundit janë ndërmarrë hapa të shumtë në avancimin e kornizës ligjore dhe politikave në mbrojtje të fëmijëve. Mirëpo, zbatimi në praktikë vazhdon të mbetet joadekuat dhe i ngadalshëm. Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë nga UNICEF,  përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe Institucioni i Avokatit të Popullit konsiderohen të jenë nën nivelin e dëshiruar, duke bërë thirrje që Qeveria t’i ketë fëmijët si prioritet në agjendën e saj.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në një intervistë për Periskopin ka thënë se grupet më të cenuara të fëmijëve vazhdojnë të mbesin ata në situatë rruge, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike.

‘’Bazuar në “Indeksin për Mbrojtjen e Fëmijës”, tre grupet më të cenuara të fëmijëve të cilëve ende nuk u është garantuar mbrojtje dhe reintegrim adekuat janë fëmijët në situatë rruge, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike. Indeksi ka nxjerrë në pah se institucionet bëjnë shumë pak për këto grupe, duke mos ofruar shërbimet e nevojshme për rehabilitim dhe reintegrim të këtyre fëmijëve’’, thuhet në përgjigjen e KOMF.

Tutje ky koalicion i OJQ’ve thotë se tek Qeveria e Kosovës nuk shihet ndonjë vullnet konkret për të përmirësuar gjendjen e këtyre fëmijëve, qoftë edhe përmes fondeve.

‘’Ka përpjekje për të përmirësuar situatën në aspektin e përmirësimit të legjislacionit e po ashtu edhe përpjekje sporadike institucionale për të ngritur shërbime për mbrojtje të fëmijëve të cenueshëm. Ka ende nevojë për të rritur vëmendjen dhe ndërhyrjen institucionale drejt garantimit të mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve. Në përgjithësi konstatohet se fëmijët dhe mirëqenia e tyre nuk janë prioritet i agjendës qeverisëse dhe një nga aspektet më flagrante që e dëshmon këtë fakt është mungesa e vullnetit për të dedikuar fondet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore, në kohë e të koordinuara, për mbrojtje dhe respektim të të drejtave të tyre’’.

KOMF jep rekomandime se çka duhet bërë institucionet përkatëse për të avancuar të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

‘’Institucionet duhet të sigurojnë implementim të plotë të legjislacionit në fuqi. Po ashtu fëmijët duhet të bëhen pjesë integrale e axhendës së politikë bërësve në hartim, zbatim dhe monitorim të politikave që afektojnë fëmijët dhe mirëqenien e tyre. Një tjetër aspekt tejet i rëndësishëm është ndarja e mjeteve të nevojshme që mundëson zbatimin e legjislacionit në përputhje ne instrumentet ndërkombëtare dhe standardet aktuale të mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve.’’

Në anën tjetër, në përgjigjet e  Zyrës së Avokatit të Popullit dhënë për Periskopin,  vihen në pah ankesat më të shpeshta që u adresohen sa i përket shkeljes së të drejtave apo diskriminimit të fëmijëve në fusha të caktuara.

‘’Avokati i Popullit vitin e kaluar dhe gjatë kësaj periudhe të vitit ka pranuar një numër të ankesave që kishin të bënin me: mungesën e kushteve elementare për mësim në shkolla; vështirësitë dhe pengesat për përfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor; sigurimin e transportit të vajzave dhe djemve për të vijuar procesin mësimor; mosrealizimin e të drejtës për arsimim universitar për personat e mitur dhe madhorë që janë në vuajtje të dënimit; vështirësitë në transferimin e nxënësve nga një shkollë në shkollën tjetër; detyrimin për nxënës të cilët i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore për të kryer pagesën e nevojshme për vazhdim të mësimit; sigurinë dhe përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve;zvarritje të procedurave gjyqësore për të vendosur lidhur me besimin e fëmijëve në ruajtje dhe edukim, mosrealizimin e kontakteve personale të fëmijës me prindin,mosdhënie të ndihmës socialeetj’’, thuhet nga Avokati i Popullit.

Ky institucion i pavarur i kërkon Qeverisë së Kosovës që përmirësimi i kushteve për fëmijët të jetë prioritet i agjendës së saj.

‘’Avokati i Popullit konsideron se mbrojtja, respektimi dhe zbatimi i të drejtave të fëmijëve kërkon përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm, në rend të parë të institucioneve shtetërore,  të cilat kanë për obligim ta bëjnë këtë, në pajtim me legjislacionin në fuqi. Institucionet shtetërore të Kosovës duhet t’i vënë ato në ballë të agjendës së tyre të punës’’.

Ndërsa, shefi i zyrës së UNICEF’it në Kosovë, Murat Sahin ka bërë thirrje për dyfishim të investimeve në fëmijë.

”1 Qershori është thirrje për të gjithë ne që t’i shqyrtojmë pozicionet tona, t’i rishikojmë investimet dhe politikat tona dhe të drejtohemi drejt investimeve për një jetë më të mirë për fëmijët tanë. Fëmijët janë katalizatorët e ndryshimit në shoqëri”, ka thënë shefi i UNICEF’it.

Tutje ai ngre shqetësimin për gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

”Megjithatë, pak përparim është bërë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe integrimi i tyre në shoqëri mbetet sfidë për shkak të mbështetjes së kufizuar, shërbimeve shëndetësore joadekuate dhe qasjes së dobët në shërbimet ekzistuese. Kosova duhet të sigurojë që fëmijët me aftësi të kufizuara të ndjekin shkollat publike krahas bashkëmoshatarëve të tyre”.

Sahin thekson se  gjithë së bashku mund të përmirësojnë jetën e fëmijëve në Kosovë.

”UNICEF-i është i angazhuar që të bëjë më shumë, së bashku me të gjithë ju, qeverinë, institucionet publike, shoqërinë civile, shtresën akademike dhe bizneset private. Të gjithë duhet të na ndihmoni për të krijuar një botë më të mirë për fëmijët.  Ne do ta mbështesim zbatimin e planit strategjik dhe të veprimit që do të avancojë më tej realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë. U bëj thirrje që ta dyfishojmë investimin tonë për fëmijët sidomos në arsimin e hershëm të tyre dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit për të rinjtë në Kosovë”, tha Sahin.

Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe shtetit. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Edhe sivjet, në Kosovë sot janë organizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve- 1 Qershorin./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artmotion në mbështetje të organizimit “Prishtina Feston”

Periskopi.com Lajme

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, përkatësisht me 1 Qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.

Aktivitetet nisin me programe artistike-edukative për fëmijët. Do organizohen lojëra të shumta shoqëruar me vallëzim, këndim, vrapim e lexim, prezencë të zhonglerëve dhe maskotave të ndryshme, ku do të përfshihen edhe shfaqje teatrale, krosi pranveror dhe koncerte të ndryshme për fëmijë.

Ky organizim është mbështetur gjithashtu edhe kompania Artmotion e cila mes tjerash përmes kanalit të preferuar për fëmijë, Prince Kids do të bëjë transmetim e këtyre ngjarjeve direkt nga sheshi në Prishtinë.