Kapen 14 emigrantë afër brezit të gjelbër kufitar me Maqedoninë e Veriut

Periskopi.com Lajme

Kapen edhe 14 emigrantë në fshatin Vaksincë të Maqedonisë së Veriut, afër brezit të gjelbër kufitar me Serbinë.

Sipas burimeve të MPB-së, mbrëmë për dy orë policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera të një personit me dyshimin e bazuar për trafikim me njerëz.

Gjashtë prej emigrantëve ishin nga India, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani dhe Afganistani.

Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanocë.

Me urdhër gjyqësorë paraprakë policia ka arrestuar të dyshuarin B.A. 44 vjeç. Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë ku edhe pritet t’i caktohen masat e kujdesit.

Edhe të shtunën e kaluar, në Vaksincë polica gjeti 81 emigrantë në mesin e të cilëve 19 ishin të moshës së mitur, të cilët ishin të strehuar në objektin e të dyshuarit N.A. i cili edhe ishte arrestuar.