16 vjeçarja shqiptare helmon vetën, shkaku i presionit që ia shkaktonte bashkëmoshatari që po e përndiqte

Periskopi.com Lajme

Historia përsëritet. Mentaliteti dhe presioni psikologjik i marrin jetën 16-vjeçares, Adela Cacit.

Sipas njoftimit të policisë në Berat, adoleshentja u vetëhelmua me pesticide, pas përndjekjes prej disa ditësh me mesazhe telefonike nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të, në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat.

Adela jetonte në fshatin Duhanas, disa kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit. Ajo shkonte çdo mëngjes në gjimnaz me furgon.

“Mbrëmë folëm me vëllanë, ai ka furgonin, i çon poshtë e lart fëmijët në gjimnaz dhe tha “nuk e kuptoj, vajzë më e rregullt. Vinte në orar, mbaronte mësim dhe vinte direkt aty. Çupë punëtore, punonte në bujqësi. Vinte nga shkolla ndihmonte të atin, gjyshen, mamanë”, tregon një banor.

Menjëherë pasi vajza është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit, për ndihmë mjekësore, policia ka arrestuar 16-vjeçarin që Adela e njihte prej dy vitesh. Pasi ajo humbi jetën në QSUT të martën, i akuzuari po hetohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale përndjekja.

E ëma e djalit, Mimoza tregon se prindërit e Adelës e dinin mbi raportin që të rinjtë kishin me njëri-tjetrin si dhe i kanë takuar 5 ditë më parë:

“Ditën e premte vjen i ati i vajzës dhe takon burrin dhe çunin, e thotë që sot e tutje dua që kjo lidhje të ndërpritet. Çuni ato që ka në telefon, foto dhe mesazhe ti fshiji. I tha çunit fshiji, ndërsa ai vetë si fshiu se vajza nuk kishte telefon”.

 

Lladrovci: Në rastin e 16 vjeçares që u abuzua seksualisht janë të përfshirë edhe mësimdhënës të tjerë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për herë të parë lidhur me rastin e keqpërdorimit të një 16 vjeçareje nga kjo komunë ku të akuzuar janë tre persona; një pjesëtar i Policisë së Kosovës, V.V. një mësimdhënës, SH. XH. dhe një avokat, G. H.

Ai tha se nuk beson që është shumë i vërtetë lajmi që një mësimdhënës ka keqpërdorur me vajzën 16 vjeçare. Si shkak, ai përmendi se mësimdhënësi në fjalë i ka dhënë asaj mësim vetëm një orë prej 45 minutave.

“Ky rast është bërë i ditur në 2017 në momentin kur ka pasur një denoncim nga ish-16 vjeçarja për një mësimdhënës që ka abuzuar me të e që nuk është shumë e vërtetë sepse mësimdhënësi në jetën e vet nxënëses i ka dhënë mësim vetëm një zëvendësim të një ore mësimi prej 45 minutave të një kolegu të vet. Nuk ka qenë mësues i rregullt por ne i kemi marrë masat menjëherë dhe e kemi suspenduar. Jo vetëm mësimdhënësin, por çdo zyrtarë të komunës së Drenasit ndaj të cilëve kanë filluar procedura hetimi e kanë pasur aktakuza unë i kam suspenduar. Nuk kam ndjekur procedura të kaluara që derisa ta shpallë Gjykata. Unë i kam suspenduar sipas ligjit”, tha Lladrovci.

Sipas tij, në vitin 2017, kur edhe është suspenduar mësimdhënësi në SH. XH., vajza ka tërhequr kallëzimin penal nga Gjykata. Tha se edhe pas përmbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, kanë kërkuar sërish për hapjen e hetimeve.

“Kur ne e kemi suspendu mësimdhënësin më 2017 ne e kemi vazhdu procedura pasi prokuroria i ka mbyllë gjithë hetimet sepse vajza e ka tërheq kallëzimin. Nuk e dimë na se cilat kanë qenë arsyet pse e ka tërheq sepse janë procedura të hetimeve por që unë kam qenë i bindur dhe drejtoria e Arsimit ka qenë e bindur se ka rast. Ne pas mbylljes së gjithë hetimeve ne i kemi shkruar kryeprokurorit se mos t’i mbyllin hetimet sepse gjithmonë denoncimet e para janë më serioze sepse pas presioneve njeriu mund të tërhiqet prej akuzave. Ata nuk i kanë vazhduar hetimet ne prapë i kemi marrë masat vetëm sa i përket pjesës së mësimdhënësit. Ne nuk kemi të drejtë të përzihemi as polici e as te avokati” tha ai për Gazeten Blic.

E për këtë, i pari i Drenasit tha se kanë informacione se në këtë rast janë të përfshirë edhe mësimdhënës tjerë.

“Ne prapë dje, sepse qarkullojnë informacione që ka edhe njerëz tjerë të implikuar të abuzimit seksual me vajzën dhe ka informacione që ka edhe mësimdhënës tjerë. Ne i kemi shkruar prokurorit, ju lutem në rast se jeni duke kryer hetime ndaj një mësimdhënësi tjetër, na informoni që t’i ndërmarrim masat që imazhi i shkollave tona të mos luhatet dhe ti marrim masat karshi ligjit”, përfundoi deklaratat e tij Lladrovci lidhur me këtë rast.

Priten arrestime tjera për rastin në Drenas

Periskopi.com Lajme

Kërkohet paraburgim për Gazmend Halilajn. Priten arrestime tjera në lidhje me rastin e Drenasit

Janë bërë afër një muaj që kur doli në pah, rasti i keqpërdorimi seksual të një vajze në Drenas.

E që atëherë janë 4 persona në listën e të dyshuarve.

Tre nga ta zyrtari policor, profesor e avokati po mbahen në paraburgim, ndërsa mjeku që dyshohet se është i përfshirë është në arrest shtëpiak.

Por, duket se lista e të dyshuarve nuk do të ngelet me kaq.

Burime të Televizionit 7 brenda Prokurorisë Themelore, kanë konfirmuar se janë duke hetuar edhe persona të tjerë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të dyshuar, janë edhe të afërm të së dëmtuarës të cilët po hetohen.

Madje, telefonat e tyre tashmë janë në prokurori.

Kryeshefja e IPK-së për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi: Nuk janë vetëm tre persona të përfshirë, ka më shumë

Periskopi.com Lajme

Pas vendimit që të mbahet raportim dy pjesësh rreth keqtrajtimit seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas, Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi ka dhënë detaje të reja rreth këtij rasti.

Kryshefja e IPK-së, Miradije Kelmendi tha para Komisionit Parlamentar se përveç tre personave të ditur tashmë, ka edhe të tjerë të involvuar të cilët dyshohen se kanë dorë në këtë çështje.

”Veç këtyre të treve, ka edhe persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë rast”, është shprehur ajo.

Në raportimin e saj Miradije Kelmendi para Komisionit Parlamentar ka treguar edhe detajet se si janë njoftuar për abuzimin seksual ndaj 16 vjeçares ndërsa ka pohuar se i njëjti është trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

16 vjeçarja nga Kaçaniku refuzon të kthehet në shtëpi, po kërkon një jetë më të mirë dhe sa më larg familjes

Periskopi.com Lajme

Pas disa ditëve që ka qëndruar e zhdukur e në kërkim nga Policia e Kosovës, 16-vjeçarja Viola Guri nga Kaçaniku u gjet në një qendër tregtare në Pejë. Mirëpo, vajza që kishte ikur nga shtëpia duke kërkuar një jetë më të mirë, ka refuzuar të kthehet në familjen e saj.

Momentalisht ajo është duke qëndruar në strehimore, ndërkaq, nga familja kanë thënë se e kanë parë atë dje gjatë ditës.

Qëndroi e zhdukur për gati një javë, e kur u gjet, nuk pranoi të kthehej në familje, por zgjodhi strehimoren. Viola Guri, 16 vjeçare nga Kaçaniku u gjet dje nga Policia e rajonit të Ferizajt.

“Lidhur me rastin e raportuar nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes”, kanë bërë të ditur policia.

Mirëpo, pavarësisht se u gjet nga Policia, ajo nuk pranoi të shkonte te prindërit e saj në fshatin Nikaj të Kaçanikut.

Policia e Rajonit të Ferizajt ndërkohë nuk kanë bërë të ditur me kë e kanë gjetur vajzën, me arsyetimin se ajo është person i mitur.

Viola Guri nga fshati Nikaj i Kaçanikut kishte zgjedhur të ikë nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, pasi që në familjen e saj po jetonte në kushte të rënda financiare.

Ajo kishte lënë edhe një letër nga ku do të ju bënte të ditur prindërve se nuk do të kthehej më.

5 arsye që e bëjnë kontradiktor arsyetimin e Prokurorisë për rastin e 16 vjecares në Drenas

Periskopi.com Lajme

Hulumtuesi i org. “Çohu”, Genc Nimoni ka reaguar ndaj aktvendimit të Prokurorisë së Shtetit lidhur me rastin për dyshim të keqpërdorimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi, me ç’rast u njoftua se kanë pushuar hetimet ndaj profesorit SH.XH, i cili akuzohej për ngacmim seksual, dhe se ka iniciuar procedurë hetimore ndaj 16 vjeçares për kallëzim të rremë – raporton Periskopi.

Nimoni ka renditur në Facebook, disa arsye që sipas tij ndikojnë që ai të mos u besojë deklarimeve lidhur me këtë rast.

Nimoni thotë se për pushimin e hetimeve ndaj profesorit janë marrë për bazë vetëm deklaratat e vajzës së mitur, dhe se aty nuk përmenden fare as ekzaminimi mjeko-ligjor që thuhet se i është bërë vajzës, e as fakti që profesori është intervistuar, qysh po thuhet sot.

Madje, Nimoni ka ngritur dyshime se ky kallëzim penal ndaj të miturës për deklaratë të rreme është punuar këtyre ditëve, pasi për të njëjtin as vetë ajo nuk kishte qenë në dijeni.

Po ashtu, Organizata “Çohu” ka njoftuar se për këto çështje ia kanë drejtuar një letër Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe se pret marrjen e masave për këtë rast.

Periskopi ju sjell të plotë dhe pa ndërhyrje publikimin e Nimonit në Facebook:

Per shume arsye, s’po i besoj ketyre deklarimeve te Prokurorise, disa prej te cilave po i permend:

Ne arsyetimin e aktvendimit nr. PP/II NR. 5763/17 per pushim te hetimeve ndaj profesorit Sh. Xh te dates 19 janar 2018, hetimet jane pushuar vetem ne baze te deklarates se ndryshuar te te mitures;

Ne kete aktvendim per pushim te hetimeve te vitit te kaluar, ne asnje moment nuk permendet ekzaminimi mjeko-ligjor e as fakti qe profesori eshte intervistuar, qysh po e potencojne sot;

Nuk perfshihet fakti qe kane zhvillu hetime te tjera pervec deklarates se ndryshuar te te mitures te demtuar, dmth nuk kane zhvillu hetime;

Tash po deklarojne se kane inicuar procedure ndaj te mitures per kallezim te rreme atehere, dmth ne janar te vitit 2018 kur edhe kane mbylle hetimet. Per kete fakt nuk ka qene ne dijeni as vet e mitura, e tash mbas nje viti po na del se paskan inicu procedure qysh nje vit me pare. Per me keq, po dyshoj mos ky kallezim penal eshte punuar ketyre diteve, nese vec ekziston;

Ka pase baze te fuqishme per zhvillim te hetimeve te tjera, qofte administrim te provave materiale, qofte deshmitare njerez qe kane qene ne dijeni (te perfshire edhe ne arsyetimin e aktvendimit per pushim te hetimeve).

Deklarime dhe veprime te tilla te Prokurorise, vetem sa mjegullojne dhe veshtiresojne zbardhjen e rastit, e ndoshta kjo behet per te amnistuar defektet e Prokurorise.

Ne si Organizate, me nje leter kerkese i jemi drejtuar KPK-se dhe Kryesuesit, per te nisur dhe zhvilluar proceduren hetimore dhe llogaridhenese ndaj prokurores se rastit, per te cilen ne besojme se, qofte qellimisht apo nga neglizhenca, prokurorja e rastit ka bere leshime profesionale.

Sdq, ne besojme se KPK fillimisht do te marr masa ndaj prokurores per leshimet e bera dhe gjithashtu, do te procedoje tutje me hetimet dhe pergjegjesine per ndeshkimin e te perfshireve ne kete rast.

Ministri i Brendshëm për abuzimin seksual të 16 vjeçares: Ka ndikuar keq në kredibilitetin e Policisë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, sot është përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane, për herë të parë.

I pyetur për rastin e vajzës nga Drenasi, ku një hetues policor po hetohet nën dyshimin se ka kryer abuzim seksual, ministri tha se e ka pranuar me shqetësim lajmin.

“Kam ftuar në takim të gjithë akterët, kemi kërkuar që procesi i hetimit të fillojë që në ditën e parë. Kam kërkuar të merren masa. Nuk besoj që qytetarët e Kosovës do ta humbim besimin në institucionin e policisë, por rasti në fjalë ndikon në kredibilitetin e policisë”, tha Mustafa.

Ai ka kërkuar të hetohet procedura e hetuesisë deri te momenti i tërheqjes së aktakuzës, por edhe procesi i tërheqjes së saj.

“Të hetohet rasti i policit që është përfshirë në këtë aktakuzë. Nuk do të thotë se do përfundojë zinxhiri i  hetimeve aty ku ka mbetur”, tha ministri Mustafa.

Zhduket 16 vjeçarja nga Kaçaniku, një ditë më parë Policia e kishte zënë duke kaluar kufirin

Periskopi.com Lajme

Familja Guri nga komuna e Kaçanikut, përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar ndihmë për vajzën e tyre, Viola Gurin, 16 vjeçe, e cila është zhdukur nga dita e djeshme.

Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza ka dalë nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit dje. Një ditë para se ajo të zhdukej, atë e kishte sjellë në shtëpi Policia e Kosovës që e kishte zënë duke tentuar të kalojë kufirin.

Familja ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta kenë parë që të lajmërojnë policinë ose familjen në numrin e telefonit.+38345612208.

Hetuesi policor e kishte çuar 16 vjeçaren edhe në Shqipëri – Edhe atje kishte abuzuar seksualisht me të

Periskopi.com Lajme

Në dhomën numër 5 të një moteli në Suharekë, sipas prokurorisë kishte ndodhur kontakti i parë seksual mes policit V.V. dhe vajzës, e cila atëherë ka qenë nën 18 vjet.

Ky kontakt, sipas prokurorisë kishte ndodhur pa dëshirën e saj.

“Pas këtij rasti, ka vazhduar lidhja e tyre edhe në të shumtën e rasteve janë dalë në të njëjtin motel. Sipas të dëmtuarës, tri herë kanë qenë dhe kanë vizituar disa qytete në Shqipëri, si Tirana, Potoku, Kalaja e Rozafës dhe Elbasanit, ku edhe atje sipas të dëmtuarës, ka pasur marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës, të siguruar nga “Koha Ditore”, në momentin kur është vendosur rreth paraburgimit të të dyshuarit, V,V.

Prokurori i këtij rasti, Ruhan Saliu, sipas vendimit ka deklaruar para gjykatës se të gjitha takimet, e dëmtuara i ka pasur nën kër,cënim.

“Kur në fillim të muajit janar, vik,tima i ka thënë V.V. se po dyshon që ka mbetur shtatzënë, ai me datën 12 janar, ai bashkë me të dëmtuarën kanë shkruar në Ordinancën ‘Kestrina’ tek doktori Fehmi Ahmeti dhe pas kontrollës aty është konstatuar se është shtatzënë. Prej këtij momenti, i dyshuari ka filluar të bëjë trysni dhe presion mbi vik,timën, që ajo sa më parë ta ndërpret shtatzëninë, duke i thënë se ‘nëse nuk e ndërprenë, do të bjerë në konop’. Me datën 15 janar, e ka ndërprerë shtatzëninë 10 javësh”, thuhet në vendim.

Prokurori Saliu, ka kërkuar nga gjykata masën e parab,urgimit, duke pretenduar se i dyshuari mund të arratiset.

“I dyshuari mund të arratiset, të ndikojë në të dëmtuarën dhe familjarët e saj, pastaj edhe në dëshmitarët e mundshëm që janë në rast, të cilët as ata dhe as e dëmtuara ende nuk janë intervistuar në prokurori rreth këtij rasti. Si arsye tjetër për caktimin e masës së paraburgimit është edhe pesha e këtij rasti dhe mënyra e kryerës së veprave penale, por edhe jehona e madhe mediatike, që është bërë në opinion lidhur me këtë rast”, ka deklaruar prokurori para gjykatës.

AGK i reagon gazetës së Margarita Kadriut që publikoi fotografinë e 16 vjeçares

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë të ketë përcjellë me vëmendje raportimet e gazetarëve rreth rastit të dhunimit të dyfishtë të së miturës në Drenas.

Ndërkaq, AGK-ja ka shprehur shqetësim për publikimin e fotografisë së viktimës në ueb-in e gazetës “Kosova Sot”.

“Kjo formë e raportimit është shkelje e të drejtave të njeriut, Kodit Etik dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, thotë AGK-ja.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, sidomos në raste të ndjeshme si kjo por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve bazuar në respektimin e standardeve bazë të profesionit dhe inkurajon informimin korrekt dhe të drejtë të publikut.

Gazeta që kishte hedhur në kontejnerë duart e këputura të punëtorëve, publikon fotografitë e të miturës nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Tri ditë më parë, në media u raportua rasti i abuzimit seksual të një vajze 16 vjeçare nga Drenasi, fillimisht nga mësimdhënësi i saj, e më pas edhe nga një hetues policor, i cili e kishte detyruar të abortonte pa dëshirën e saj. Meqë bëhej fjalë për një rast të ndijshëm, nga mediet u kërkua kujdes maksimal gjatë raportimit, në mënyrë që të mos dëmtohej procesi i hetimeve që po zhvillohej. Në mënyrë konkrete, u kërkua që assesi të mos zbulohej identiteti i të miturës së përfshirë në rast. Por, fatkeqësisht këtë nuk e respektoi gazeta e Margarita Kadriut “Kosova Sot” e cila publikoi fotografitë e të miturës sot – raporton Periskopi.

Prej të martës kur u bë publik rasti tragjik i abuzimit seksual të së miturës, nga mediet u kërkua profesionalizëm dhe etikë gjatë raportimeve, në mënyrë që të mos dëmtohej procesi i hetimeve që po zhvillohej me rastin.

Hulumtimi për abuzimin seksual të një të miture nga një mësimdhënës e më pas nga një hetues policor, tronditi opinionin në vend, madje u mbajtën protesta në Drenas e Prishtinë.

16 vjeçarja nga Drenasi, identiteti i të cilës u mbajt konfidencial nga mediet, ishte abuzuar seksualisht nga mësimdhënësi Shkëlzen Xhekaj dhe më pas nga hetuesi policor, Vesel Veseli, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit. Për 48 orë ishte ndaluar edhe gjinekologu Fehmi Ahmeti, në ordinancën e të cilit ishte kryer aborti i detyrueshëm i të miturës.

Por, shkelje të rëndë ligjore e etike bëri sot gazeta e Margarita Kadriut “Kosova Sot”, e cila duke u thirr në burime të veta, publikoi fotografi të 16 vjeçares me inicialet A.G.

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, ka thënë për Periskopin se identiteti i viktimës nuk është dashur kurrsesi të zbulohet.

Sipas tij, kjo mënyrë e raportimit nuk i kontribuon aspak informimit të qytetarëve, por tregon mjerimin e atyre që me qëllim të senzacionalizimit nuk zgjedhin mjet, formë e as moment për të raportuar në mënyrë joprofesionale.

“KMSHK dje ka bërë thirrje për kujdes në raportim. Identiteti i viktimës nuk është dashur kurrsesi të zbulohet. Mediet duhet ta respektojnë kodin e etikës dhe assesi të veprojnë në këtë mënyrë për pak më shumë lexueshmëri/shikueshmëri/klikueshmëri. Mediet duhet të mbahen përgjegjëse për mënyrën e raportimit bazuar në rregullativën ligjore dhe kodin e etikës. Kjo mënyrë e raportimit nuk i kontribuon informimit të qytetarëve, por tregon mjerimin e atyre që, me qëllim senzacionalizmin, nuk zgjedhin mjet, formë as moment për të raportuar në mënyrë joprofesionale”, ka thënë Mushkolaj për Periskopin.

Edhe në një reagim gjatë ditës së djeshme, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kërkoi kujdes maksimal gjatë raportimit për këtë rast.

“Moszbulimi i identitetit të fëmijëve dhe të miturve paraqet rregullën themelore në mbrojtje të tyre, ndërsa publikimi i panevojshëm i informatave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që mund të zbulojnë identitetin e tyre paraqet shkelje të rëndë të etikës së gazetarisë. KMShK gjithashtu kërkon që në këto raste, trajtimi i rrëfimeve të tragjedisë personale duhet të zhvillohet me kujdes, ndërkohë që ndaj individëve të prekur nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi dhe diskrecioni”, thuhej në reagimin e Këshillit të Mediave.

Por, publikimi i fotografive të të miturës nga Drenasi nuk është skandali i vetëm i gazetës së  Margarita Kadriut.

Më 2014, Lulzim Rexha nga Prekazi kishte humbur dorën në shtypshkronjën e gazetës “Kosova Sot”.

Madje, pjesa e humbur e dorës së tij, Rexha thoshte se iu ishte hedhur në një kontejner të bërllokut, derisa ai kishte qenë në gjendje kritike për shkak të humbjes së madhe të gjakut, derisa në gazetë kishte vazhduar puna sikur të mos ndodhte asgjë.

Madje vetë Rexha kishte rrëfyer se si Margarita Kadriu ia kishte ofruar dy mijë euro për ta mbuluar këtë skandal, duke mos i ofruar mundësi tjetër./PERISKOPI

 

 

 

Prokurorja e trajtoi dhunimin e 16 vjeçares si ‘lidhje’, kështu ishte liruar arsimtari më parë nga akuzat

Periskopi.com Lajme

Një ditë pas publikimit të historisë tronditëse të 16 vjeçares  e cila dyshohet se është përdhunuar nga një mësues dhe hetues policie në Drenas, tashmë të dyshuarit janë në arrest. Por mësuesi dikur ishte liruar nga këto akuza, falë tërheqjes së deklaratës të dhënë në Polici nga e vet e mitura.

Indoks këtë të diele do të sjellë një hulumtim më të thellë për të përfshirët në këtë rast që tronditi qytetarët kosovarë, dhe një ndër dokumentet e rëndësishme është ai i vendimit të Prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj mësuesit. Këtë vendim e ka marrë prokurorja Gjejrone Alaj, e cila edhe ka kryer intervistimin e së miturës.

Indoks sjellë të plotë transkriptin e intervistimit ku e mitura nuk pranon asnjë nga deklaratat që kishte paraqitur në Polici kundër mësuesit të saj, si përdhunues.

Por ajo çka është më skandalozja është fakti sesi prokuroja nuk insiston në asnjë moment për të kuptuar se përse po i tërheq deklaratat. Në një moment, ajo madje e trajton rastin e dhunimit të një miture si lidhje.

Ky është transkripti që është prezantuar në aktvendimin ku pushojnë hetimet për mësuesin.

Viktima: Unë Shkëlzen Xhekajn e kam kojshi, por nuk e di saktë që sa kohë jeton në këtë fshat, sepse nuk ka jetuar më herët në këtë fshat dhe këtë person e kam njoftë edhe para se me shku në Gjimnaz, pasi që e kam kojshi, por me fol nuk kam folë asnjëherë me të… Unë jam në vitin e dytë në gjimanaz dhe ky person nuk më ka jep mësim por e ka zëvendësuar një apo dy herë kur ka munguar profesoresh… Me këtë person kam filluar të komunikoj nga qershori i viti 2017 dhe atë afër shtëpisë së tij vetëm e kam përshëndetur dhe ndonjëherë kur e kam takuar vetëm përshendetur.

Prokuroja: Ju në Polici keni thënë, kam komunikuar nëpërmes Facebook e tani thuni vetëm në rrugë, cila është e vërteta?

Viktima: Nuk jam ndier mirë, isha e shqetësuar me problemet e mia personale, dhe më ka ardhur si emër Shkelzeni se jam keqpërdorur seksualisht.

Prokuroja: Në Polici keni thënë se “jemi dalë me Shkelzenin me pi kafe te Odinanca…në fshatin … dhe zakonisht jemi dalë pas orës 13:00, e pastaj kemi shkuar në Prishtinë?

Viktima: Po kam thënë por nuk është e vërtetë?

Prokuroja: Në Polici keni thënë se “kemi pasë marrëdhënie seksuale në veturën e Shkelzenit e cila ishte parkuar tek fusha e futbollit…?

Viktima: Koha ishte e ftohtë dhe ishte pasdite rreth orës 20:00, edhe kjo nuk është e vërtetë.

Prokuroja: Atëherë pse keni thënë kështu?

Viktima: Nuk kam pas asnjë presion, por kam e thënë a mundesh, çdo kohë, çdo ditë…

Prokuroja: Në Polici keni thënë që kam shkuar në motel në Prishtinë, lokalin e di ku është, por emrin nuk ja di, dhe kam një foto në telefonin tim, deri sa isha në Fushë Kosovë edhe personat që punojnë aty na njohin mirë, a ke thënë kështu?

Viktima: Nuk më kujtohet as çka kam thënë.

Prokuroja: Ju keni thënë se ai më ka premtuar se rrugët tona do të na çelen mbasi unë ta mbaroj shkollën, nga Janari i 2017 deri në përfundim qershor 2017, kemi shkruar në hotel dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale?

Viktima: As kjo nuk është e vërtetë.

Prokuroja: Ju keni thënë se pas marrëdhënies seksuale Shkelzeni më ka dhënë tabletë mos me mbetë shtatzënë?

Viktima: Kjo nuk është e vërtetë.

Prokuroja: Ju keni thënë se me datë 09.09.2017 në hotelin e njëjtë kemi pas marrëdhënie seksuale?

Viktima: Nuk është e vërtetë.

Prokuroja: A e keni takuar gruan e Shkelzenit?

Viktima: Po vetëm e kam përshëndetur te shtëpia e Shkelzenit.

Prokuroja: Ju keni thënë se me datë 11.09.2017 pas dite përmes një telefonate më ka thirr … gruaja e Shkelzenit hajde se po du me bisedu me ty, pasi shkova mbrapa shtëpisë së tyre, u takova me dytë, unë i thash se burri juaj ma ka shkatërru jetën dhe mi ka bërë të gjitha, kurse Shkelzeni më tha ec se kam me të shkatërrue dhe kam me të shti në tokë?

Viktima: Jo nuk është e vërtetë.

Prokuroja: A e kanë ditë familja për këtë lidhje?

Viktima: Jo se unë nuk kam pas lidhje me këtë rast.

Institucionet nuk i dalin në ndihmë 16 vjeçares që u abuzua seksualisht nga mësimdhënësi e hetuesi policor

Periskopi.com Lajme

E mitura nga Drenasi që u bë viktimë seksuale e mësimdhënësit e edhe e zëvendës shefit të hetimeve në Drenas, përveç dhunës sistematike që ka përjetuar për 1 vit e gjysmë, edhe pse të gjithë reaguan, ende, institucionet përgjegjëse që duhet të ofrojnë ndihmë psikologjike dhe mjekësore, nuk kanë ndërmarr asnjë veprim në këtë drejtim, raporton KosovaPress

Madje, asnjë nga këto institucione, as Qendra për Punë Sociale në Drenas, as Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe as Rrjeti i Grave të Kosovë nuk e dinë se ku ndodhet vajza dhe si është gjendja psikologjike dhe emocionale e saj, pasi që ende nuk kanë ngarkuar ndonjë psikolog për rastin e saj. Madje nuk janë duke e trajtuar as familjen e saj.

Menaxheri i lëndës së saj në Qendrën për Punë Sociale në Drenas, Hysen Hoxha u shpreh se në vitin 2017 kur vajza e kishte raportuar në polici dhunimin e saj nga mësimdhënësi, ata si qendër kishin angazhuar një psikolog, por që viktima kishte refuzuar të bashkëpunonte me të.

Por, sipas tij, tani që u rikthyer përsëri rasti në organet e drejtësisë Qendra për Punës Sociale në Drenas nuk ka ndërmarr asnjë veprim për ta ndihmuar viktimën.

Ai krejt këtë mos veprim e arsyeton me faktin se ai kishte një intervenim mjekësor, prandaj nuk kanë vepruar asgjë, por që zotohen se në ditët në vazhdim do të takohen me vajzën dhe familjarët.

“Unë e kam hapur rastin ku normalisht me psikologun e komunës që është në kuadër të drejtorisë së Arsimit i kemi ndërmarr të gjitha masat, mirëpo kjo punë ka qenë në 2017-tën për procedurën e tashme ne nuk kemi ndërmarr asgjë , patjetër duhet të nga sot me fillua, patjetër ne do i ofrojmë psikolog edhe familjes edhe vajzës. Vajza për shkak të natyrës dhe rrethanave kur është takuar më herët me psikologun nuk ka dashur me bashkëpunua me të, sipas të gjitha gjasave kur e ka lëshuar vendimin prokuroria ajo më nuk ka dashur të bisedoj me ne dhe e ka mbyllur rastin..Jo  dje kam qenë në spital unë kam bërë operacion syrin, dje nuk kam qenë në punë, nuk dimë asgjë më shumë“ ka thënë përmes telefonit Hoxha, raporton KosovaPress.

Informacione për gjendjen e të dhunuarës nuk kanë as organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave. Ndonëse kanë pasur reagime nëpër rrjetet sociale dhe përmes një komunikate të për media dhe e kanë shprehur shqetësimin e tyre për vajzën, Rrjeti i Grave të Kosovës ende asgjë nuk ka ndërmarr në drejtim të ofrimit të ndihmës psikologjike për të dhunuarën A.G nga Drenasi.

Adelina Berisha nga kjo organizatë i ka thënë përmes telefonit KosovaPress-it se nuk kanë asnjë informacion për viktimën. Ajo thotë se informacione kanë vetëm për dhunuesit.

“Jo nuk kemi asnjë informacion, kemi informacione për mësimdhënësin që e ka dhunuar, kemi informacionin për hetuesin por nuk kemi asnjë informacion për vajzën e dhunuar”, kështu u shpreh përmes telefonit Berisha.

Asnjë veprim për t’i dal në ndihmë viktimës së përdhunimit nga Drenasi nuk ka ndërmarrë as ministria e Punës dhe Mirëqenies Social.

Nga zyra për komunikim me Publikun në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenie Sociale thuhet se psikologu dhe këshillat familjare duhet të ofrohen nga Qendra për Punës Sociale në Drenasi.

Madje, sipas kësaj ministrie, ata nuk kanë pranuar ndonjë ankesë lidhur me rastin.

“Për të marrë një përgjigje për interesimin tuaj, rreth rasatit që ju potenconi, duhet të drejtoheni në Qendrën për Punë Sociale në Drenas. Ne si MPMS nuk kemi pranuar asnjë ankesë“, thuhej në emailin e Udhëheqësit të  Zyrës për Komunikim me Publikun, Musa Demiri.

Kujtojmë që për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi,  profesori SH.Xh i cili e kishte përdorur atë është pezulluar nga puna, ndërsa hetuesi policor është arrestuar, ku gjatë gjatë ditës ai do të dal para gjykatës.

Rastin e viktimës së dhunimit e kanë dënuar liderët e vendit, OJQ-të të shumta, dhe shumë qytetarë të cilët kanë kërkuar dënime maksimale për kryesit e krimit.

Po ashtu, sot n[ or[n 12:00 me organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, mbahet protestë para Policisë së Kosovës, pas rastit të abuzimit seksual të  16-vjeçares nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues.

Deputetët e quajnë akt makabër abuzimin e 16 vjeçares, tregojnë çfarë masash do të ndërmarrin

Periskopi.com Lajme

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial do të ftohen për raportim në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, për të raportuar për rastin e të miturës që u keqpërdor nga mësimdhënësi dhe një zyrtar policor në Drenas.

Kështu kanë vendosur deputetët në mbledhjen që është mbajtur sot. Po ashtu, kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sot në orën 12:00.

Kryetarja e këtij komisioni Duda Balje, ka thënë se si komision duhet të bëjnë diçka që rastet e tilla të mos ndodhin.

“A kemi fuqi, a kemi mundësi me bë diçka. Tash është topi tek drejtësia. Duhet me bë diçka më serioze diçka edhe ne si përfaqësues të popullit, të bëjmë ndonjë fushatë”, u shpreh ajo.

Deputeti Shemsi Syla, ka përmendur disa nga veprimet që si komision do të duhej t’i marrin.

“Ne së pari duhet të thërrasim në raportin ministrin e Arsimit, e Punëve të Brendshme dhe të shëndetësisë dhe të raportohet. Mandej të kontaktohet avokati i popullit që të merret në shqyrtim. Të kërkohet rifillimi i rastit të mësimdhënësit, çfarë ndodhi. Të kërkohet trajtimi i lejes së punës për gjinekologun. Të kërkohet veting në prokurori dhe në polici. Të kërkohet dhe të bëhet thirrje ndaj të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë dhe të denoncojnë”, tha ai.

Deputetja Teuta Haxhiu, ka pyetur se pas këtij rasti, kush janë institucionet e besueshme që një person mund të raportojë diçka.

“Kush janë institucionet e besueshme që dikush mund ti drejtohet kur ka shantazhe, kush është institucioni i besueshëm për tu drejtuar për shantazhet, sepse shantazhet e kanë sjell deri këtu. Mësuesi ku ka shkuar ajo të marr dije, pas mësuesit ka shkuar tek siguria. Çka duhet të bëhet më shumë. Në fund të fundit tek mjeku i cili ka kryer një krim. Cili do të jetë vendi i besueshëm që vajzat apo kushdo që ka dhunë ku mund të drejtohet, unë nuk kam një përgjigje. Gjykatat të veprojnë me shpejtësi. Mësuesi pse është kthyer në shkollë. Të mësohemi një herë e përgjithmonë që një person që bën vepër të tillë ta harrojë uniformën”, tha ajo.

Luljeta Veselaj-Gruda e quajti akt makabër.

“Me njerëz monstrum që punojnë në pozita të larta. Ne shkolla dërgojmë fëmijët për mësim dhe aty ndodh abuzimi, pastaj në polici thellohet abuzimi, keqtrajtohet edhe më tutje duke përfunduar tek mjekësia. Për mua është shumë shqetësuese. Ky akt makabër dhe të gjithë ata pjesëmarrës të marrin dënimin e merituar”, tha ajo.

Ajo ka thënë se është shqetësuese që në shkolla nuk ka psikolog që vajza të kishte pasur mundësi që ta tregonte problemin që kishte.

Ndërsa Lirije Kajtazi tha se personave që kanë keqpërdorur detyrën si dhe vajzën të ju shqiptohet dënim i ashpër.

“Dënim i ashpër në mënyrë që mos me i dhënë kohë që ata me dal edhe një herë të fortë dhe me ushtrua dhunë të njëjtë. Ka edhe shumë raste të tjera”, tha ajo.

Del para Gjykatës hetuesi policor, i dyshuar për abuzim seksual të 16 vjeçares

Periskopi.com Lajme

Bekim Kafexholli, avokat i Vesel Veselit, i dyshuar për keqpërdorimin seksual të 16 vjeçares nga Drenasi, ka konfirmuar se klinenti i tij sot pritet të dalë në intervistim nga Prokurori i lëndës.

Kafexholli ka thënë se deri më tani, nuk është informuar në mënyrë zyrtare asgjë sa i përket rastit.

Ai ka shtuar se përveç urdhërit për arrestimit të klientit të tij (Vesel Veseli) nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket arsyeve pse ai është arrestuar.

Avokati i Vesel Veselit, ka thënë se është duke u informuar vetëm nga shkrimet e mediave.

“Nesër ai pritet me dalë para Prokurorit të lëndës”, ka thënë Kafexholli.

Insajderi, të martën ka raportuar për një abuzim seksual të një 16 vjeçare në Drenas.

Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht një 16 vjeçare nga kjo komunë.

Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16 vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.

E gjithë kjo ngjarje, ka ngjallë reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Për të kanë reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve kosovare.

MASHT reagon ndaj abuzimin seksual të 16 vjeçares nga mësimdhënësi në Drenas

Periskopi.com Lajme

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar lidhur me rastin e nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi, e cila ishte abuzuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj – raporton Periskopi.

Në reagimin e MASHT’it thuhet se ngjarjet e tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme për shoqëritë e zhvilluara.

Tutje, MASHT ka përkrahur vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për pezullimin e mësimdhënësit dhe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me rastin.

Lexoni të plotë reagimin e MASHT’it:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dënon ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit.

Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje.

Prandaj, MAShT shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënësje të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës.

Gjithashtu, MAShT i jep përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit dhe iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast.

Mesazhet moralizuese që i shpërndante polici që shfrytëzoi si skllave seksi 16 vjeçaren nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Lajmi për nxënësen 16 vjeçare nga Drenasi, e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për marrëdhënie seksuale, por në vend të ndihmës kishte gjetur një abuzues edhe me të keq, ka tronditur të gjithë – raporton Periskopi.

Sot në media u raportua se, polici i cili ishte ngarkuar për të hetuar rastin dhe këtë e kishte përdorur duke e shfrytëzuar seksualisht të miturën është Vesel Veseli.

Por, kush do ta besonte se i njëjti polic, i cili ngarkohet me akuza për dhunim seksual të një të miture, dikur moralizonte nëpër rrjete sociale.

Më 2014, ai shpërndante fotografi nëpër rrjete sociale me mesazhe moralizuese, në të cilat ngriheshin shqetësime për kohën në të cilën po jetojmë.

Në njërin prej tyre, shkruhej se ka ardhur një kohë kur mjekët po e shkatërrojnë shëndetin, avokatët po e shkatërrojnë drejtësinë, Fakultet po e shkatërrojnë Dijen, Qeveritë po e shkatërrojnë Lirinë, Religjionet po e shkatërrojnë Moralin, Bankat po e shkatërrojnë Ekonominë, e gazetarët po e shkatërrojnë Informimin.

Por, askund nuk përmendej një fjalë e vetme për zyrtarët policor, pjesë e të cilit grup ishte ai.

Dhe tani, mund të themi se kush do ta besonte se do të vinte koha që në vend do duhej raportuar, po ndodhte abuzimi – madje ai më i rëndi, seksual.

Insajderi gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se si hetuesi Vesel Veseli, pasi ia kishte marrë deklaratën të mitures, nën kërcëni dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.

Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

Vesel Veseli, si zëvendësshef i hetimeve në Drenas, kishte marrë mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë si polic i Kosovës./PERISKOPI 

 

 

Lladrovci flet për rastin shokues të 16 vjeçares nga Drenasi, pezullon sërish mësimdhënësin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin shokues të nxënëses 16 vjeçare, për të cilën u raportua në media se ishte dhunuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj, dhe më pas ishte abuzuar seksualisht nga një hetues policor tek të cili kishte shkuar për të paraqitur rastin – raporton Periskopi.

Lladrovci ka thënë se Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka marrë vendim për ri-pezullimin e mësimdhënësit, të cilin do ta dërgojnë në komision disiplinor pas raportimeve për dhunë seksuale ndaj 16 vjeçares.

“Ne e kemi pezulluar një herë nga puna këtë mësimdhënës dhe tani ne si institucion do të iniciojmë rastin kundër tij në komision disiplinor. Pas njoftimit që kishim marrë ne si komunë për dyshimet për keqpërdorim seksual, ne e kemi pezulluar me 50 për qind pagesë këtë mësimdhënës, deri në një vendim të radhës nga Prokuroria. Prokuroria më pas na ka njoftuar që kanë pushuar hetimet ndaj tij, me arsyetimin se nxënësja në fjalë ka tërhequr padinë dhe ka deklaruar se nuk është e vërteta deklarata e saj”, ka thënë Lladrovci.

Tutje, ai thotë të kenë besuar se dikush e ka detyruar nxënësen që ta tërheq padinë dhe se për këtë kanë kërkuar shtesë hetime nga Prokuroria e Shtetit.

“Ne i kemi shkruar prokurorisë dhe i kemi thënë se ky rast nuk është trajtuar mirë. Por, që nga ai vendim ne jemi detyruar ta kthejmë në punë mësimdhënësin dhe e kemi dërguar atë në shkolla tjera. Më pas, sot e kemi marrë njoftimin e radhës nga drejtori i shkollës dhe si komune menjëherë kemi marrë vendim që ta ripezullojmë mësimdhënësin nga procesi mësimoer. I inkurajojmë të gjitha organet që ta ndjekin këtë rast, dhe ne besojmë në sistemin tonë të drejtësisë se ky rast do të gjykohet sipas ligjeve në fuqi. I Inkurajojmë që ta ndjekin këtë rast, ndonëse në këtë rast kemi pasur keqpërdorim edhe nga inspektorët mjedisor”, ka shtuar ai.

“Nuk kam njohuri për ankesa tjera ndaj këtij mësimdhënësit, kjo ka qenë ankesa e vetme. Unë kam besuar që nxënësen e ka detyruar dikush që ta tërheq deklaratën. Nuk kam besuar se ajo ka gënjyer në këtë rast. Por, hetimet do të sqarojnë gjithçka për këtë rast, andaj nuk dua të jap deklarata që e dëmtojnë hetimin. Unë e kam thirr komandantin e Policisë dhe besoj që ai do të ketë vullnet e guxim që ta zbatojë ligjin dhe ta zbardh këtë rast. DKA ka ripezulluar edhe njëherë mësimdhënësin. Janë shqetësuar prindërit e fëmijët e të gjithë. Do ta çojmë atë në komision disiplinor, dhe pres të merren veprime sepse ngjarja fillin e ka te mësimdhënësi. Ftoj që të gjithë të njoftojnë organet hetuese për këto raste. Në 10 mijë policë, ndonjëri mund të mos marrë vendimin e duhur. Pushtetin në Komunë e kam unë dhe çka do që ka lidhur me pushtetin në komunë, e kam unë”, përfundoi Lladrovci./PERISKOPI

Flet për herë të parë profesori që dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Arsimtari nga Komuna e Drenasit, Sh.Xh., ndaj të cilit një 16-vjeçare nga Drenasi kishte denoncuar një rast të abuzimit seksual në shtator të vitit 2016, nuk ka dashur të komentojë lidhur me denoncimin e të miturës në polici por ka thënë se “të gjitha shënimet janë në Prokurorinë Themelore të Shtetit”.

Insajderi raportoi dje për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, e cila ka shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës dhe fotografimit të zhveshur të viktimës, hetuesi policor V.V., nën kërcënim dhe shantazh e ka detyruar të miturën të bënte seks me të.

Gazeta ka kontaktuar sot me arsimtarin me inicialet Sh.Xh., të cilin 16-vjeçarja e ka denoncuar në Policinë e Kosovës. Në një bisedë telefonike, Sh.Xh. ka thënë se të gjitha shënimet janë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por nuk ka dashur të komentojë rastin.

“Të gjitha janë shënimet në Prokurorinë Themelore të Shtetit. Atje mund të kërkosh. Hetimet janë pushuar dhe atje janë të dhënat të gjitha”, ka thënë Sh.Xh..

I pyetur lidhur me denoncimin që 16-vjeçarja nga ka bërë në Policinë e Kosovës, ai është përgjigjur: “Janë shënimet të gjitha [në Prokurori]” dhe ka ndalur telefonin.

50-vjeçari ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar seksualisht një vajzë e cila sapo kishte mbushur 16 vjet.

V.V., e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar një mësues të saj për marrëdhënie seksuale. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare.

Më 14 shtator të vitit 2016, asokohe 16-vjeçarja kishte denoncuar një rast të veprës penale “keqpërdorim seksual” në Policinë e Kosovës, në Stacionin Policor në Drenas. Hetuesi V. V., ishte në detyrë. Keqpërdoruesi ishte arsimtari i saj, Sh. Xh..

Rasti i hapur në polici mbanë numrin 2017-AG-0643.

Hetimi kundër profesorit ishte udhëhequr nga rreshteri V. V. i cili e kishte intervistuar viktimën, duke e dëgjuar nga ajo gjithë ngjarjen. Hetuesi e kishte fotografuar të miturën kinse për nevoja të hetimeve. Më pas, V.V. e kishte shantazhuar të miturën dhe e kishte detyruar të bënte seks me të.

E djegur në fytyrë e kraharor nga bombat në Siri, 16 vjeçares i refuzohet viza amerikane për shërim

Periskopi.com Lajme

16 vjeçarja nga Siria, e shpërfytyruar si pasojë e shpërthimit të një bombe, nuk mund të mjekohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i është refuzuar viza amerikane.

Një refugjateje siriane 16 vjeçare e cila ka mbetur e shpërfytyruar gjatë një bombardimi, i është mohuar viza amerikane për një trajtim mjekësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “Ndalimit të Udhëtimeve” të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Pas arratisjes në Turqi, ku mori mjekimin e parë, 16 vjeçarja u vendos me familjen e saj në Gjermani, por mjekët gjermanë e këshilluan të shkojë tek mjekë të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja është raportuar nga britanikja “The Guardian”.

Vajza u është nënshtruar 13 operacioneve për të mjekuar traumën e shkaktuar nga djegie të shkallës së tretë në fytyrë, kraharor dhe krahë.

Spitali pediatrik në Boston i kishte vendosur një rakim në nëntor të vitit 2018 dhe një agjenci vullnetarësh nga Massachusetts kishte siguruar një vendbanim të përkohshëm për të dhe babanë e saj.

Por qeveria amerikane i refuzoi vizën në 20 dhjetor me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar se vajza do të rikthehej sërish në Gjermani.

“Ndalimi i Udhëtimeve” ndalon hyrjen në Territorin amerikan të qytetarëve nga vende me mazhorancë myslimane mes të të cilëve dhe Siria.