Shell Kosova për nder të ditës së pavarësisë ofron zbritje – 7 cent me 17 shkurt

Periskopi.com Lajme

Shell Kosova, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me rastin e ditës​ së pavarësisë me datën 17 shkurt 2020 do te kenë zbritje -7 cent për të gjithë konsumatorët në të gjitha llojet e karburanteve Shell.​

​Shell Kosova është e perkushtuar që të sjellë cilësi dhe çmime sa më të volitshme për​ qytetarët e Kosovës në produktet e saj që ofron dhe jo vetëm me karburantet, por edhe në shërbimet dhe produktet tjera të kualitetit të lartë.

Kjo është agjenda shtetërorë për Ditën e Pavarësisë: Nga mëngjesi deri në mbrëmje

Periskopi.com Lajme

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur agjendën mbi aktivitetet, të cilat do të mbahen me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo është agjenda zyrtare:

E shtunë, 16 shkurt 2019

09:00

Deklarata e Pavarësisë

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës,

për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj

E diel, 17 shkurt 2019

08:00- 08:30

Mbledhja festive e Qeverisë

Vendi: Objekti i Qeverisë

08:30 – 08:45

Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës

Të pranishëm liderët shtetëror

Vendi:  Oborri i  Qeverisë

08:45 – 09:00

Vendosje kurorash tek shtatorja e ish Presidentit

Dr. Ibrahim Rugova

Nga liderët shtetëror

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”

09:40 – 09:50

Vendosja e kurorave në kompleksin

“Adem Jashari”  në Prekaz

Nga liderët shtetëror

10:45 – 11:30

Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Vendi: Objekti i Kuvendit

12:20 – 13:00

Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”

13:00 – 14:00

Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK

Vendi:  Sëiss Diamond Hotel

19:30

Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA)

Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të  Republikës së Kosovës

Sh.T. Ramush HARADINAJ

Vendi: “VENUS” Hotel

 

Halil Kastrati më 17 Shkurt do të dhurojë 17 banesa për bamirësi

Periskopi.com Lajme

Vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. Fjala është për Halil Kastratin, i cili çdo ditë po ndihmon familjet që janë në nevojë anë e kënd Kosovës.

Ai sonte i ftuar në një emision të Klan Kosovës konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash.

Ai një gjest të ngjashëm e bëri edhe me 28 nëntor, kur i dhuroi 28 çelësa banesash për nevojtarët.

Me ndihmën e miqve, estradës dhe njerëzve vullnet-mirë, Halil Kastrati  njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.