17 vjeçarja shqiptare mahnit jurinë greke me zërin e saj

Periskopi.com Showbiz

Një 17-vjeçare shqiptare ka lënë pa fjalë publikun me performancën e saj në “X Factor Greece 2019”.

Jody Lulati ka konkurruar në konkursin muzikor me këngën “You know I’m no good” të Amy Winehouse duke marrë duartrokitje dhe vlerësime të merituara nga juria greke.

17-vjeçarja mori një “PO” të madhe nga të katër trajnerët, ndërsa në prapaskenë e prisnin prindërit, ndërsa tha me zë të lartë se vjen nga Shqipëria./tch

Zhduket 17 vjeçarja në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Një vajzë 17 vjeçare është zhdukur në Vushtrri.

Konkretisht në fshatin Ceceli, një burrë ka njoftuar policinë se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dje në ora 07:00 të mëngjesit.

Ai gjithashtu ka thënë policisë se nuk di se ku është shkuar dhe nuk di për vendndodhjen e saj.

Policia është duke e hetuar rastin.

 

17-vjeçarja lind fëmijën në tualetin e plazhit dhe largohet

Periskopi.com Lajme

Një 17 – vjeçare nga Stambolli pasi ngeli shtatzënë me të dashurin dhe e fshehu këtë fakt nga familja për 7 muaj e gjysmë, lindi në tualetin e një plazhi dhe u largua.

“Hurriyet” raporton se 17-vjeçarja G.K., e cila kishte shkuar në plazhin e Tekirdag sëbashku me familjen, u kap nga dhimbje të mëdha dhe shkoi e vetme në tualetin e plazhit.

Pas vonesës së madhe, në tualet shkoi një tjetër anëtar i familjes, por vajza i kërkoi të largohej. Aty e reja lindi një djalë, kërthizën e të cilit e preu vetë. Ajo e mbështolli të sapolindurin me peshqir dhe e la në një cep, për t’u kthyer tek familja.

Disa persona që kaluan pranë tualetit dëgjuan të qarën e fëmijës dhe lajmëruan xhandarmërinë.

Një prej dëshmitarëve okularë, Umut K. tha se “pasi një vajzë doli nga tualeti u dëgjuan të qara fëmije. Ne lajmëruam ambulancën dhe xhandarmërinë”.

Ekipet e shëndetit e dërguan fëmijën në spitalin shtetëror të Tekirdag-së dhe megjithëse i lindur para kohe, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ai tashmë është vendosur në inkubator.

Ndërkohë, ekipet e xhandarmërisë arrestuan 17-vjeçaren sëbashku me të ëmën, të atin dhe vëllanë, teksa po largoheshin nga plazhi me makinën e tyre.

Në dëshminë e saj, 17-vjeçarja tha se nuk i kishte treguar familjes për shtatzëninë nga frika.

Gjykata vendosi masë paraburgimi për të renë, ndërsa familjarët e saj u lanë të lirë.