1999 Archives - Periskopi

Publikohet intervista e Thaçit duke folur gjermanisht më 1999 (Video)

Periskopi.com Lajme

Në një video të publikuar shihet se si presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dhënë një intervistë për televizionin zviceran SRF (Schëeitzerisches Radio und Fehrnsehen).

Kjo intervistë nga ish-kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dhënë në vitin 1999 në gjuhen gjermane.

Ai raporton për gjendjen e vitit 1999 në Kosovë, ku forcat e UÇK-së po përballeshin me forcat ushtarako-policore serbe të Millosheviqit.

Zvicer 1999: Hashim Thaçi duke folur ne gjuhen gjermane

Zvicer 1999: Hashim Thaçi duke folur ne gjuhen gjermane

Posted by FM Images Albania on Monday, 21 October 2019

 

Ministria e jashtme ruse: Amerika t’i kërkojë falje Serbisë për bombardimet më 1999

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘së pari duhet të kërkojnë falje që bombarduan Jugosllavinë, e pastaj të shikojnë kah e ardhmja’.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kërkojnë falje për bombardimin e ish-Jugosllavisë më 1999, t’i kompensojnë dëmet që shkaktuan në viktima si pasojë e bombardimeve të NATO’s  dhe pastaj mund të na tregojnë se si të ecet përpara’, ka thënë Zakharova, shkruan b92, përcjell Periskopi.

Ajo ka thënë kështu, duke iu kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili ka thënë se serbët duhet ‘ti shikojnë bombardimet e 99’tës nga një perspektivë tjetër’.

Zakharova thotë se ‘sa për fillim, SHBA’të do të duhej – që përveç kërkimfaljes-  edhe t’i kompensojnë familjet që humbën më të dashurit e tyre gjatë bombardimeve’.

“Vetëm kur të ndodh kjo, atëherë mund të shikohet kah e ardhmja”, thotë ajo. /Periskopi/

 

Ushtria Serbe përdori helme luftarake kundër UÇK’së në Koshare (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Mjeku Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar një raport me të cilin dokumentohet se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Koshares.

Siç dokumentohet në raport, ushtria kishte përdorur gazë “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të UÇK’së.

“Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria Serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, ka shkruar Kamberi, në Fb.

Kamberi ka shkruar se me hedhjen e këtij gazi Serbia kishte kryer veprime gjenocidi.

“ Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares”, ka shkruar Kamberi.

Pamje të rralla të vitit 1999: Dy javë pas çlirimit, Rifat Jashari kthehet në Prekaz

Periskopi.com Lajme

Rifat Jashari, bashkë me nipat, është kthyer në Kosovë 2 javë pas çlirimit.

Kthimin në atdhe është ëndrra e çdo mërgimtari.

Por, një kthim të tillë nuk e kishte dashur kurrë Rifat Jashari.

Është 29 qershor 1999. Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, vëllai i komandantit legjendar kthehet nga Gjermania në Drenicë.Anëtarët e familjes që i kishte lënë në Prekaz para nisjes në Gjermani, nuk e gjen asnjërin gjallë.

Të gjithë kanë rënë. Rifat Jasharin e shoqërojnë shokët e komandantit legjendar në këtë takim në Skënderaj, para se ai ta sheh Prekazin.

Edhe në këto momente të vështira, Rifat Jashari gjen forcë dhe u flet për të ardhmen e vendit.

Për më tepër u jep forcë të tjerëve që i tradhtonin emocionet.

Bashkë me Rifatin kanë ardhur edhe nipat; qëndrojnë të fortë edhe ata.Më pas, burrat e Jasharëve nisen në Prekaz.Rrugët në të dy anët, janë mbushur me njerëz.

Asgjë më shumë se një shikim i përcjellë me respektin më të madh për këtë burra që po nisen drejt shtëpive që i lanë plotë më anëtarë, e tash kanë mbetur zbraztë dhe të rrënuara.

Në kodrën përballë, siç shihet në këto pamje të xhiruara nga Halit Barani, ish-aktivist i të drejtave të njeriut, janë varret e Jasharëve.

Ky është momenti, kur të gjallët takohen me të rënët.

Pak lot, e shumë krenari në këtë ditë të mbushur me shumë emocion.

Torturat me të cilat po përballen ata që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës, u kërkohet të dokumentohet

Periskopi.com Lajme

Një numri të konsiderueshëm të grave, por edhe burrave që pretendojnë se kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po u refuzohet statusi i viktimës, me çka edhe humbin të drejtën për beneficione ligjore.

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, në Kosovë gjatë luftës së fundit, konsiderohen se kanë qenë rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale.

Megjithatë, deri më tani, vetëm 175 prej tyre u është pranuar statusi i viktimës së dhunës seksuale, me çka u mundësohet edhe një pension ligjor prej rreth 230 eurosh në muaj.

Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, thotë se gjithsej kanë aplikuar 890 persona, që pretendojnë se janë viktima të dhunës seksuale.

Prej këtij numri të aplikacioneve janë 15 meshkuj, ku vetëm 6 prej tyre kanë përfituar këtë status.

“Në nivel vendi, kemi pranuar 890 aplikacione, prej tyre numri i të pranuarve është 175. Një numër i konsiderueshëm janë përfshirë edhe në pension. Prej të shqyrtuarve, 97 janë refuzuar për herë të parë, pra gjithë këta kanë të drejtë në kërkesë për rishqyrtim. Aktualisht, në proces janë 46 raste që presin intervistë dhe u kemi kërkuar dokumente shtesë”, thotë Begaj.

Sipas ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi, i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit gjatë periudhës 27 shkurt 1998 deri më 20 qershor të vitit 1999.

Ndryshe, në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të kësaj kategorie t’u rregullohet statusi dhe të marrin pensionin që u takon me ligj.

Ky krim ka qenë me vite të tëra temë tabu në shoqërinë e Kosovës, për shkak të paragjykimeve se dhuna seksuale është turp për familjen dhe shoqërinë. Në këtë mënyrë, shumë nga viktimat kanë heshtur.

Vasfije Krasniqi-Goodman ishte një prej viktimave të rralla të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila ka rrëfyer publikisht historinë e saj në Kosovë, që i ka ndodhur 19 vjet më parë.

Ky rrëfim, nga organizatat që merren me rehabilitimin e viktimave të torturës, theksohet se mund të shtyjë viktimat tjera të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të aplikojnë për të fituar beneficionet që iu takojnë më ligj.

Mirlinda Sada, udhëheqëse e organizatës “Medica Gjakova”, organizatë kjo që ofron ndihmë psiko-sociale për viktimat e dhunës seksuale, thotë se vonesat në njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale po u shkaktojnë telashe.

Ajo potencon faktin se janë dera e parë që merren me këto viktima, andaj edhe mosnjohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale, po bëhet e pakëndshme dhe po shkakton pesimizëm dhe pasiguri te viktimat.

“Vonesat janë nga muaji mars dhe ne nuk kemi marrë ndonjë vendim si organizatë, prej ku edhe kanë shkuar aplikacionet. Kjo është një sfidë, me të cilën po ballafaqohemi gjatë periudhës së aplikimit, por edhe te përgjigjet negative. Kemi marrë dy përgjigje negative dhe ne e dimë që ato kanë përjetuar dhunë seksuale”.

“Pas 20 vjetësh, komisioni vendos që të mos u besojë për ngjarjen e dhunimit që iu ka ndodhur, e që ka shkaktuar zhgënjim. Ato janë pjesë e shoqatës ende pa u miratuar ligji, dhe ato nuk e kanë ditur atëherë se një ditë do të kenë pension”, thotë Sada.

Në anën tjetër, Minire Begaj thotë se aplikacionet që tashmë janë refuzuar, mund të rishqyrtohen, në raste kur njerëzit sjellin fakte shtesë.

“Ne i kemi marrë rastet e ankesave, pasi kanë të drejtë rishqyrtimi, në rast se të refuzuarit sjellin dokumente shtesë. Komisioni merret edhe me kërkesa fillestare, por edhe me rishqyrtim të lëndëve nëse ka pasur ankesa, pasi që kanë të drejtë rishqyrtimi të lëndës. Tashmë kemi 27 refuzime e që e kanë tejkaluar edhe procedurën e kërkesës për rishqyrtim”, sqaron Begaj.

Derisa shifrat prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale janë prezantuar nga zyrtarët e lartë të shtetit, ende nuk është shënuar ndonjë rast i shqiptimit të ndonjë dënimi ndaj personave që i kanë kryer këto krime.

 

Monedha euro mbush 20 vjet

Periskopi.com Lajme

Euro mbushi më 1 janar njëzet vjet.

Ajo është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe e disa vendeve të tjera evropiane.

Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan, dhe një nga simbolet e projektit evropian.

Krijimi i bashkimit monetar është konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropë që nga rënia e Murit të Berlinit.

Kur euro ka hyrë në qarkullim në vitin 1999, ajo është tregtuar me 1.17 dollar, ndërsa për dy vjet ka humbur 30% të vlerës.

Ish-hetuesi i NATO-s takohet me kosovaren e plagosur 20 vjet pas luftës në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Brian Honeybourn, ish-zyrtar i hetuesisë në kuadër të NATO-s, i cili kishte shërbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndoshta nuk do ta besonte që do të fliste me vajzën e quajtur Vlora Shabani, rastin e së cilës ai e kishte hetuar para njëzet vitesh në Kosovë. Ai ishte takuar me vajzën që në kohën e luftës ishte 12-vjeçare gjatë hetimeve për një sulm të armatosur ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe.
Vlora, bashkë me shumë anëtarë tjerë të familjes, ishte viktimë e një sulmi të tmerrshëm gjatë luftës në Kosovë. Hetuesi spjegon se si forcat serbe e kishin rreshtuan Vlorën dhe familjen e saj në shtëpinë e tyre në Llashticë të Gjilanit dhe i qëlluan një nga një. Kur arma i ishte drejtuar Vlorës, plumbi e kishte goditur në dorë dhe faqe dhe i kishte dalë nga fytyra, duke ia shkaktuar vetëm një lëndim në gisht dhe një plagë të vogël në faqe.

“Zoti ka qenë aty, sigurisht. Disa njerëz e kanë vështirë ta besojnë këtë ngjarje por unë i kam fotografitë e kësaj vajze”, thotë Honeybourn. Pasi ia kishin pushkatuar familjen, ushtria ia kishte vënë flakën shtëpisë dhe vëllai dyvjeçar i Vlorës ishte djegur i gjallë. Njëzet vjet më vonë, hetuesi u informua se Vlora është gjallë dhe mirë, ka krijuar familje dhe se i është trajtuar plaga e gishtit dhe fytyrës pak kohë pas sulmit.

Kjo është e mrekullueshme. Jam shumë, shumë i kënaqur”, thotë Honeybourn për lajmin e gëzueshëm. Këtë lajm ia dha Milaim Grabovci, një burrë që jetonte 16 kilometra larg Llashticës, aty ku kishte ndodhur masakra. Në vitin 1999, Grabovci e kishte takuar Vlorën pasi ishte njoftuar për masakrën që kishte ndodhur afër qytetit të tij. Pas pak kohësh, ai ishte zhvendosur nga Kosova në Maqedoni si refugjat pasi forcat serbe kishin filluar ta kërkonin. Përderisa po qëndronte në një kamp refugjatësh, Milaim Grabovci e kishte takuar një gazetar të gazetës “Washington Post”, i cili e kishte publikuar një shkrim për rastin e Vlorës.

Pasi ajo kishte dalur në faqen e parë të gazetës, një amerikan i quajtur Bill Brill ishte paraqitur që ta ndihmonte. Ai kishte udhëtuar në Kosovë për ta takuar Vlorën pak kohë pas sulmit të armatosur. Ai ia kishte paguar biletën asaj për të udhëtuar në SHBA dhe për t’iu nënshtruar një operacioni në faqe dhe gisht. Më vonë ai e kishte hapur një fond, me anë të të cilit Vlorës i ishte ndërtuar një shtëpi. Milaimi thotë se Billi ishte një njeri shumë bamirës. “Ai iu ka ndihmuar shumë njerëzve. Vlora nuk ishte personi i vetëm që ai e ka ndihmuar. Kishte edhe fëmijë tjerë nga Kosova që u ndihmuan nga ai dhe u sollën në SHBA për trajtim mjekësor”, thotë ai.

Pasi e kishte parë vrasjen e anëtarëve të familjes së vet, Vlora e kishte dëgjuar edhe vëllain duke qarë përderisa po digjej i gjallë në shtëpinë e djegur. Si pasojë, Vlora kishte shumë ankthe gjatë natës për një kohë të gjatë. Pavarësisht shumë tmerreve të përjetuara, ajo e vazhdoi jetën në fshat me xhaxhain, vëllain dhe gjyshen. Pas luftës, Vlora e përfundoi shkollimin dhe tash është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Shumë vjet më pas, në fëmijërinë e Vlorës është kthyer edhe hetuesi Honeybourn. Gjatë zhvillimit të hetimeve në shtëpinë e djegur, ai e kishte gjetur një çelës të vjetër. “Nuk e dija se i kujt ishte ai çelës prandaj e mora në Kanada. Sidoqoftë, tash ai i përket Vlorës dhe familjes së saj”, thotë ai. Pasi ra në kontakt me Vlorën përmes e-mailit, ai ia dërgoi me postë gjësendet që i kishte marrë në shtëpinë e saj.

“Ajo ishte e prekur dhe e gëzuar që kishte diçka që e lidh me shtëpinë dhe familjen e saj”, thotë Grabovci. Ai thotë se hetimi për këtë rast kishte vazhduar deri në vitin 2010, pavarësisht që disa dëshmitarë kishin deklaruar se e njohin një të dyshuar. Për arsye të panjohura, i dyshuari nuk ishte arrestuar asnjëherë, shkruan “Langley Times”, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se një mijë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Më shumë se një mijë persona janë të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Në një diskutim nga shoqëria civile u tha se, edhe pse Tribunali i Hagës është i jashtëzakonshëm, ai ka konfirmuar vetëm një pjesë të personave të dyshuar.

Mbi një mijë njerëz të dyshuar se kanë bërë krime në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të dyshuar.

Në një tryezë ku u diskutua “Procedimi i krimeve të luftës: bashkëpunimi rajonal”, themeluesja e Fondit për të Drejtat Humanitare, Natasha Kandiq, tha se Tribunali i Hagës e ka kryer vetëm një pjesë nga i gjithë procesi,   raporton KTV.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka thënë se shumica nga këta të dyshuar janë jashtë Kosovës.

Përfaqësuesi i ambasadës britanike, Sam Paice, ka thënë se rruga e vetme është pajtimi dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes popujve që jetojnë në këtë rajon.
“Kosova ka shprehur gatishmëri për Gjykatën Speciale dhe e ka dëshmuar se nuk ka frikë nga kjo gjykatë. Megjithatë, nuk mund të presim rezultate kur të gjithë e dimë se vetëm një prokuror merret me krimet e luftës. Presim që zotimet e krerëve të shtetit që janë dhënë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, rreth këtyre temave, të zbatohen”.
Gjatë ditës, një grup i shoqërisë civile ka dorëzuar kallëzime penale dhe dosje sekrete serbe, fotografi të të dyshuarve serbë për krime lufte, fotografi të masakrave mbi shqiptarët e komunës së Gjakovës dhe mbi 700 emra të identifikuar të dyshimtë në vrasje, djegie e përdhunime.

Viti 1999: Si e shpëtoi NATO pilotin e aeroplanit që u rrëzua në Serbi (Foto)

Periskopi.com Lajme
Një aeroplan i NATO-s ishte rrëzuar nga forcat serbe gjatë bombardimeve të vitit 1999. NATO kishte dërguar ekipe për ta shpëtuar pilotin, dhe e kishte arritur këtë, edhe pas përleshjeve të armatosura në tokë me serbët.

Gazeta serbe Kurir, ka siguruar tregimet e dëshmitarëve okularë për këtë ngjarje të para rreth 18 viteve.

Aeroplani luftarak amerikan me emrin F-16CG pilot i të cilit ishte komandanti aktual i forcave ajrore të SHBA-ve, Devid Godfain, nga ekipi luftarak batalioni i raketave 250 Missile Brigade PVO VJ, ishte rrëzuar në Serbi.

Aeroplani F-16CG ishte dëmtuar pasi që ishte goditur nga raketa 5V27D, me emrin “Natalia” e cila u lansua me numrin serik 13013.

Aktivitetet e NATO-s ishin ndërprerë dhe kishin filluar operacionin e shpëtimit kështu duke formuar një grup të shpëtimit të përbërë nga 10 aeroplanë F-16, 16 aeroplanë F-16CJ me mbështetje elektronike sipas sistemit PVO, 4 aeroplanë A-10 dhe 8 helikopterë AH-64 apache kundër zjarrit, si dhe 11 aeroplanë me cisterna të ujit brenda tyre, dhe në fund 2 helikopterë për shpëtim MH-53J dhe një helikopter për transport MC-130 H/P.

Identiteti dhe lokacioni i pilotit u zbuluan në orën 3:55 më 2 maj të vitit 1999, si dhe menjëherë ekipet e shpëtimit të NATO-s menjëherë kishin hyrë në hapësirën ajrore të RFJ-së. Në orën 4:40 ata kishin arritur të kontaktojnë pilotin dhe në orën 4:45 e kanë hipur atë në një helikopter kështu duke e dërguar në aeroportin e Tuzlës.

Gazeta serbe, Kurir citon dy deklarata të detajuara të dy banorëve të këtij vendi në të cilin kishte rënë aeroplani.

Aeroplani erdhi nga drejtimi i Shabacit rreth ores 2:20 të mëngjesit, fluturoi vetëm 150 metra përmbi shtëpinë time, dëgjova zërin e tij dhe gumëzhimën, mirëpo kaloi dhe pas disa minutave kam dëgjuar pemët duke u thyer dhe pastaj shpërthimin. Ishim ulur në tarracë dhe për një moment u kthyem dhe pamë aeroplanin i cili kishte rënë në pjesën tonë të pyjeve i quajtur Zhdralovac, dhe në këtë mënyrë e pamë se aeroplani9 ishte shpërbërë i tëri- e shpjegon pensionisti Milorad Marjanoviq, transmeton gazetametro.net.

Marjanoviq thotë se numër i madh i njerëzve ishin mbledhur për të marrë copa të aeroplanit. Ai gjithashtu thotë se familja e tij dhe ai vet nuk kishin mundur të flinin atë natë më nga zhurmat e njerëzve, dhe duke e pritur helikopterin i cili do të vinte për të shpëtuar pilotin.

Dëshmitari tjetër Zeljko Micic e ka përshkruar këtë moment duke thënë se e ka dëgjuar aeroplanin duke fluturuar si dhe gjithashtu e ka parë zjarrin në momentin kur aeroplani është rrëzuar dhe ka eksploduar siç thotë ai “zjarri ishte në formë të një kërpurdhe”, si dhe thotë se aeroplani kishte rënë 2 km larg shtëpisë së tij.


Miçiq thotë se pastaj ka dëgjuar helikopterët të cilët kishin ardhur për të shpëtuar pilotin, dukë thënë se njërin e kishte parë para syve dhe dy ishin prapa tij.

“Kur kanë filluar të gjujanë drejtë nesh, njëri nga ushtarët tanë ra në asfalt. E tërë kjo ndodhi pak para orës 5 së mëngjesit dhe mund të shihej gjithçka, shumë plumba më kaluan afër kokës të cilën e mbaja me dy duar. Nuk kanë dashur të gjuajnë drejt nesh, thjeshtë kanë dashur të na frikësojnë dhe të na largojnë nga vendi i ngjarjes. Ishin shumë afër meje, aq afër sa u kam parë fytyrat. Nëse me të vërtetë kishin dashur të më gjuajnë kanë mundur edhe me gurë e jo me tërë ato pushka dhe mitralozë”, shprehet Miçiq.

Ai gjithashtu thotë se pilotin e kishin gjetur dhe e kishin hipur menjëherë në njërin nga helikopterët, gjithashtu thotë se më larg qëndronin disa helikopterë të tjerë.

Video ekskluzive e betimit të UÇK-së në Prekaz

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të shqiptarëve dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtarak besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm në çdo kohë, pa kursyer edhe jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse e shkeli këtë betim do të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. Betohem”

Periskopi.com Lajme

Ky ishte betimi i ushtarëve të UÇK-së, më 28 nëntorit të vitit 1998 në zonën e Drenicës. Po në atë ditë betimin e dhanë Gani Koci dhe Sami Lushtaku. Gjatë kësaj periudhe Koci ishte zëvendëskomandant i Brigadës 114 dhe shef për informim i Zonës Operative të Drenicës, raporton lajmi.net.

“Në këtë ditë ju kryet një obligim kombëtar, të betohesh në ditën e flamurit, të betohesh në ditën e lindjes së heroit dhe legjendarit Adem Jashari do të thotë më shumë se obligim. Në odën e bacit Shaban qëndronte e shkruar pranë flamurit kombëtar porosia e madhe “mos e leni malin në dushk tua ndryshk allti e pushkë” , ishte pikërisht pushka e bacë Shabanit, Hamzëz dhe Ademit  me shokët e tyre që pikërisht në këtë vend nisën krismat e para të lirisë. E kemi borxh që të ia ndrisim pamjen Kosovës t’ia kthejmë nderin e nëpërkëmbur. Gjithë anëtarëve të familjes së tyre, ia kemi borxh dhe detyrë kombëtare ta vazhdojmë rrugën e çlirimit, ne ushtarët, bijtë dhe bijat e Drenicës martire ia kemi vu vetës vetëm një detyre, ta bëjmë Kosovën të lirë dhe të pavarur”, kishte thënë Koci, tashmë zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa, Sami Lushtaku i cili ishte komandant i Zonës Operative të Drenicës nderim më të madh e shihte çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ju patët nderin të betoheni në ditën e flamurit. Ky flamur para të cilët u betuam u ngrit në Vlorën heroike ku u shpall pavarësia e Shqipërisë por që nga ajo dita e deri më sot prapë po vazhdon lufta për çlirimin e tokave shqiptare. Ju patët nderin të betoheni në ditëlindjen e komandantit Adem Jasharin. Këtë flamur para të cilët u betuam duhet ta mbajmë lartë në duart tona,  emrin dhe veprën e legjendarit ta kemi udhërrëfyes dhe ta nderojmë. Nderimi më i madh do të jetë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Kërkoj të jeni të rregullt ta doni njëri-tjetrin dhe të jeni të denjë për betimin e dhënë. Askush nuk guxon të shkel gjakun e dëshmorëve, na prift e mbara në luftën tonë çlirimtare”.

Gashi: Njerëzit e LDK-së më 12 qershor ’99 kanë qenë të tmerruar në Prishtinë nga UÇK-ja

Analisti politik, Dardan Gashi, ka folur për deklaratën e fundit të Veton Surroit i cili ka thënë se disa ushtarë të UÇK-së ishin armatosur kundër Serbisë aq sa kishin kapur armët edhe kundër Rugovës e LDK-së.

Periskopi.com Lajme

“Mund të them me pak rezerva se pajtohem me atë që ka thënë Surroi në disa segmente. Kanë qenë lëvizje që e kanë kundërshtuar, kanë ekzistuar para LDK, dhe me daljen në skenë të LDK kanë humbur, dhe më pas janë ringjallur kur lëvizja e Ibrahim Rugovës nuk ipte fryte”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Nëse shkojmë në vitet kur UÇK-ja dhe grupet që kanë punuar në Dukagjin dhe Drenicë, ku në ‘bunaret e tyre’ është futur njëjte si një serb, ashtu një zyrtar i LDK, të tilla kemi edhe në qeveri.”

“Trajtimi që i është bërë njerëzve në terren, si edhe pas luftës, ku kemi viktima të drejtpërdrejta ku drejtojnë gishtin nga këto grupe.”

Gashi ka treguar për rastet ku në zonat ku ka operuar UÇK-ja ka pasur ndjekje të anëtarëve të LDK-së.

“Njerëzit e LDK me 12 qershor 1999 kanë qenë të tmerruar në Prishtinë nga UÇK.”

“Edhe në zonat ku ka operu UÇK ka pas ndjekje të anëtarëve të LDK.”

“Nuk po flasim për ushtarë të thjeshtë, në 25 mijë ushtarë vendime kanë marrë 25 veta.”

Gashi thekson se armiqësitë politike kanë vazhduar deri në koalicionin qeverisës të parë PDK-LDK.

“Akterët kyç të LPK kanë qenë të ky}ur në shtabin e përgjithshëm. Armiqësitë politike kanë vazhdu deri në vitin 2007 kur është bërë koalicioni qeverisës të parë PDK-LDK.

“Krahu ushtarak i LDK nuk ka qenë shtabi i përgjithshëm në Drenicë. Kjo ka qenë fillimisht një ushtri e LPK dhe më pas është zgjeru formati. Këta kanë pas orientim të theksuar anti-LDK”, ka thënë Gashi.