Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot, 20 korrik 2019: 

Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupin Lokal i Veprimit (GLV) “Gjeravica“, organizon aktivitetin tradicional “Dita e qethjes së deleve, 2019”. (Bjeshka e Strellcit, “Stanët e Shalës”, ora 10:00)

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi, mbajnë konferencë. (Ora 11:00)

Bëhet hapja e pikës kufitare Restelicë-Strezomir, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut. (Restelicë-Strezomir, ora 12:00)

Nis festivali “Prishtina Gastronomy Festival”. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

Bëhet zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Baran, ora 18:00)

Në Gjakovë mbahet Festivali i Mishit. (Pazari i Vjetër)