FDH prezanton faktet e vrasjes së 7 anëtarëve të familjes Bala

Periskopi.com Lajme

FDH vazhdon ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.

FDH sot mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë:” Rasti i familjes Bala” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.

Edhe pse data 12 qershor 1999 u shënua si ditë e çlirimit në Kosovë, në qytetin e Pejës, në shtëpinë e Isa Balës mbetën të vrarë 7 anëtarë të familjes, nga ta 5 ishin fëmijë.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe nga raportimet e mediave të ndryshme.

Në këtë ligjëratë do të marrin pjesë edhe të mbijetuarit e asaj dite.