Shënohet në Londër 20 vjetori i çlirimit të Kosovës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Pёr tё shёnuar 20 vjetorin e çlirimit tё Kosovёs, Ambasada e Republikёs sё Kosovёs nё Mbretёrinё e Bashkuar organizoi njё pritje nё Muzeun Kombёtar tё Ushtrisё nё Londёr.

Nё kёtё mbrёmje morёn pjesё shumё politikanё dhe deputetё britanik, ushtarakë britanik qё kanё shёrbyer nё Kosovё ndёr vite, pjesёtarё tё diasporёs shqiptare nё Mbretёrinё e Bashkuar, ambasadorё dhe diplomatё tё akredituar nё Mbretёrinё e Bashkuar dhe shumё figura tё tjera publike e politike britanike.

Tё pranishmёve ju drejtua e ngarkuara me punё nё Ambasadёn e Kosovёs nё Londёr, znj. Heroina Telaku, Ministri pёr Evropё dhe Amerika nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme Britanike, Sir Alan Duncan, Ministri pёr Forca tё Armatosura nё Ministrinё Britanike tё Mbrojtjes, z. Mark Lancaster dhe ish Sekretari i Mbrojtjes dhe ish Sekretari i Pёrgjithshёm i NATOs Lord George Robertson, me nga njё fjalё rasti.

Ne fjalёn e saj Znj. Telaku falёnderoi Mbretёrinё e Bashkuar pёr pёrkrahjen e tyre nё momentet mё tё vёshtira pёr Kosovёn, ato tё luftёs, si the u shpreh mirёnjohёse pёr vazhdimin e kёsaj pёrkraje edhe tani kur Kosova mёton tё siguroj vendin e saj tё meritur nё familjen e shteteve.

Sir Alan Duncan gjatё fjalёs sё tij kujtoi viktimat dhe sakrificёn e madhe qё ёshtё bёrё nё Kosovё. Ai tha se Mbretёria e Bashkuar vazhdon tё jetё mike e Kosovёs dhe tё pёrkrah Kosovёn nё luftёn kundёr korrupcionit dhe krimit tё organizuar.

Ndёrsa Ministri Lancaster, i cili ka shёrbyer nё Kosovё si pjesё e trupave tё KFOR-it nё vititn 1999, foli pёr mikpritjen e ngrohtё qё kishte marrё nga Kosova nё vitin 1999, dhe tha se Mbretёria e Bashkuar ёshtё e pёrkushtuar pёr stabilitetin nё Kosovё dhe rajon. Ai gjithashtu lavdёroi Forcat e Sigurisё tё Kosovёs me ç’rast edhe i pёrgёzoi pёr sukseset e arritura nё garat nё Mbretёrinё e Bashkuar.

Ndёrsa, Lordi Robertson kujtoi kohёn kur edhe janё marrё vendimet e rёndёsishme pёr kampanjёn ajrore si rezultat i kohёs sё vёshtirё tё luftёs nё Kosovё.

Nё fund, Ambasada e Kosovёs nё Londёr prezantoi njё pllakё përmes sё cilёs nё emёr tё popullit dhe qeverisё sё Kosovёs u shpreh mirёnjohja pёr kontributin pёr paqe nё Kosovё nga Forcat e Armatosura tё Lartёmadhёrisё sё Saj. Zbulimi i pllakёs u bё nga Gjeneral Sir Mike Jackson dhe Gjeneral Brigade Irfete Spahiu tё cilёt nderuan tё pranishmit me pjesёmarrjen e tyre.

Analisti Beqaj: Kosova nuk ka arsye ta festojë 20 vjetorin e çlirimit

Periskopi.com Lajme

Në dekadën e dytë të çlirimit të saj, Kosova nuk ka shumë arsye për çka të krenohet dhe të festojë. Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet nga çlirimi, qytetarët e Kosovës po gjejnë vende tjera alternative për të jetuar.

Analisti politik, Behlul Beqaj, thotë se derisa para dy dekadave qytetarët e Kosovës ishin të detyruar të boshatisin vendin për shkak të sulmeve serbe, sot janë të detyruar të veprojnë njëjtë për shkak të udhëheqësve të vendit.

“ Fatkeqësisht ne pas 20 viteve jemi në situatë që të përjetojmë një boshatisje të Kosovës, për shkaqe tjera, jo tash për shkak të dhunë serbe, por për shkak të mos gjeturisë, mos aftësisë, pa ndershmërisë të lidershipit politikë. I cili nuk krijoi parakushte ekzistenciale që së paku rinia, e cila duhet të jetë shtytja, lokomotiva e shtetndërtimit. Të mos kërkojë zgjidhje jashtë Kosovës, por të kërkoj hapësirë në shtetndërtimin, dhe se fakti që shumica prej tyre po e boshatisin Kosovën, kemi të drejtë dhe nuk kemi shumë arsyeje që të festojmë”, thotë  Beqaj.

Beqaj thotë se në 20 vjetorin e lirisë, Kosovës po i kontestohet edhe shtetësia. Dhe për këtë bën fajtor liderët  e vendit.

“Kosova është në rrugë udhëkryqi të shkojë përpara pa këtë lidership, i cili e ka kontestuar vet shtetin dhe po e konteston gjithë ato krimet, për faktin se ja ka dhënë hapësirën Serbisë për këtë. Dhe të krijohet një hapësirë e re në sipërfaqe të del një lidership politikë i ri, i cili nuk i ka ngarkesat nga e kaluara dhe nuk është ngrit as mbi ligjin as mbi shtetin. Por është në funksion të shtetndërtimit dhe interesave të mirëfillta të qytetarëve dhe shtetasve të Kosovës”, shton Beqaj.

Sa i përket vizitës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright Beqaj thotë se duhet të vlerësohet kontributi i tyre, por sipas tij  Kosova nuk obligohet që të bëhet servil, edhe në rastet e përpjekjeve të cilat e dëmtojnë shtet ndërtimin e Kosovës.

 

Snajperët kujdesën për sigurinë e Clinton e Albright

Periskopi.com Lajme

Forcat të shumta të policisë janë angazhuar për të siguruar që vizita e presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright dhe gjeneralit Wesley Clark, të kalojë pa asnjë incident të mundshëm.

Derisa është përgatitur sot organizimi kryesor në qendër të sheshit të Prishtinës, për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, në të cilin do të marrin pjesë Clinton, Albright e Clarck, janë angazhuar edhe forca speciale të Policisë së Kosovës të cilët me snajper do të kujdesen për sigurinë.

Clinton do të parakalojë nëpër sheshin qendror të Prishtinës, e qytetar të shumtë do të kenë rastin që ta shohin e përshëndesin.

Foto nga tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Sot në Kosovë shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, me ç ‘rast do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare. Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Personalitete të shumta po vazhdojnë drejtë sheshit, ku do të shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s

Periskopi ju sjellë fotografi nga vendi: