Haradinaj: Nuk do lejojmë që të kalojnë pa u dënuar ata që bën masakrat makabre në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 20 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë tha se Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën.

“Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera”.

“Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.